Kandidatja për kryeprokurore të përkohshëm, Artan Marku ka hedhur akuza të forta ndaj institucionit të Prokurorisë. Marku deklaroi në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin. Më tej, kandidatja theksoi se prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi sipas saj, emërimet nuk kanë lidhje me meritat.
“Përfaqësoj me dinjitet një brez të tërë të të diplomuarve në shkollën e magjistraturës. I plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur në këtë post, duke besuar te transparenca. E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin. Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat. Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t’i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet. Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje. Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve. Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor”, deklaroi Marku.
Gjithashtu, Marku është pyetur nëse do të ndikohet nga politika, e majtë apo e djathtë qoftë ajo. Kandidatja për kryeprokurore është përgjigjur prerë dhe bindur, duke u shprehur gjëja e vetme për të cilën është e bindur është pikërisht kjo, mospranimi i asnjë lloj ndërhyrjeje nga askush.
Do ndikoheshit nga politika, e majtë apo e djathtë qoftë?
Ka nevojë sistemi për një shkundje, ka nevojë për njerëz si puna ime pa mbështetje. Për një gjë jam e bindur, nuk pranoj asnjë lloj ndërhyrje nga askush, nuk kam pranuar dhe as intimiduar nga askush gjatë karrierës sime. Jam aty ku jam me forcat e mia.
Zyrtari më i lartë që keni proceduar?
Kemi dërguar për gjykim katër kryebashkiakë