Shoferët e autobusëve dhe furgonëve në Dibër prej ditësh janë ngritur në protesta, teksa pretendojnë se u kanë hequr licencën për vajtje-ardhje në Tiranë.
Sot deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka dhënë alarmin teksa shkruan se Dibra është nën terror, si dhe njofton se policët kanë ndaluar vijimin e protestave.
Në fund të postimit të tij, Gjunkshi i bën thirrje Ramës dhe Xhafajt që të lejojnë qytetarët të protestojnë.
Postimi i plotë:
Gjendje terrori ne Diber.
Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferat protestues.
Sot qe ne oren 06.00 te mengjesit jane ndaluar shoferet te cilet protestijne per te mbajtur gjalle frymen e gojes. Ato qe prej nente muajsh trokasin ne dyert e shteti, por fatkeqeshit, shqetesimi i tyre ka rene ne vesh te shurdher. Ata po protestojne kunder monopolizimit, kunder korupsionit, kunder polisicise e cila lejoi qe te mbillej e gjithe kurora e Dibres me droge. Jane pikerisht keta drejtues policie te cilet akoma vazhdojne te qendrojne ne detyre. Keta i sherbejne vetem krimit.
I bej thirje urgjent Kryeministrit te vendit Zotit Edi Rama, Ministrit te Brendshem Zotit Fatmir Xhafa te lere protestuesit ne te drejten e tyre legjitime. Ne rast se keni vullnet, keni deshire per te bere sadopak shtet, keni momentin e duhur per ta treguar kete, duke e filluar nga Dibra.