“Le Parisien” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për bukuritë natyrore që shfaq vendi, por edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në disa qytete.
“Ky vend i ish-bllokut komunist, ende pak i njohur përmban pasuri të panumërta. Trashëgimia e ruajtur, peizazhet e egra dhe plazhet bukura tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve. Shqipëria ofron pamje spektakolare, me male të larta në tre të katërtën e territorit të saj. Liqenet, lumenjtë dhe bregdeti i saj prej rreth 400 kilometrash janë destinacione që tërheqin vëmendjen e turistëve. Vendi përbën një avantazh, sepse është një destinacion jo shumë i kushtueshëm në aspektin e akomodimit dhe të kuzhinës”.Artikulli përqendrohet në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, Beratit, ndërkohë që në pjesën më të madhe të tij janë trajtuar bukuritë që shfaq “Riviera Shqiptare”.
“Në Tiranë, vizitorët përqendrohen te Sheshit “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përveç muzeve dhe monumenteve të lashta, interes në këtë qytet shfaq arkitektura e saj që kombinon ndërtesat trashëguara nga regjimi komunist, ndërtesat italiane dhe ndërtesat e reja”.
Sa i përket “Rivierës Shqiptare” në artikull nënvizohet:
“Një krenari kombëtare është bregdeti shkëlqyer përgjatë Jonit i quajtur “Riviera Shqiptare”, i cili shtrihet 100 km ndërmjet Vlorës dhe Sarandës.”
Për Gjirokastrën dhe Beratin “Le Parisien” shkruan:
“Gjirokastra konsiderohet si qyteti më i bukur i Shqipërisë. Qyteti ia detyron famën dy prej njerëzve më të famshëm të vendit: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë qytet nuk duhen humbur: Kështjella mesjetare e ndërtuar në një dalje shkëmbore me pamje nga Gjirokastra në 336 metra, Muzeu Etnografik, një ndërtesë e bukur e stilit osman, por edhe xhamia e pazari të cilat u ndërtuan në vitin 1757”, shkruan Scan.Për Beratin “Le Parisien” shkruan se qyteti përbë një trashëgimi unike:
“Mahnit qyteti i një mijë dritareve”, fasadat e shtëpive osmane në qytetin e vjetër janë pjesë e trashëgimisë Botërore në UNESCO që nga viti 2008. Ndikuar nga kultura greke, sllave dhe osmane, Berati ka një trashëgimi kulturore mbresëlënëse. ”, shkruan “Le Parisien”