Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Debati për zgjedhjen e kryeprokurorit, reagon Donald Lu

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Debati për zgjedhjen e kryeprokurorit, reagon Donald Lu


Teksa ka shpërthyer një debat i madh politik mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit, ka ndërhyrë Ambasada e SHBA-së në vendin tonë.

Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Donald Lu

Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS I kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin.

Kështu, Lu mbështet zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, gjë që mbështetet fort nga mazhoranca dhe kundërshtohet nga opozita, e cila e cilëson si të jashtëligjshme.

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot procedurën për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar.

Kështu, Ligjet janë mblidhur për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë çështje.

Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës?

EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ia ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por, ndryshe nga PS dhe EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokurori i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.

Kjo drejtori e Kuvendit, teksa parashtron argumentet juridike, thotë se në zbatim të ligjit organik për prokurorinë duhet të zbatohet neni trazitor dhe të zgjidhjet një kryeprokuror i përkohshëm, por shumica e nevojshme për votim duhet të jetë sipas Kushtetutës për kryeprokurorin, pra me 84 vota.

Edhe pse kjo memo e kësaj drejtorie brenda Kuvendit nuk është detyruese, por këshilluese për ata që e kërkojnë, ajo e bën më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pa kontestuar për pasuesin e Prokurorit të Përgjithshëm.

E gjitha “rrëmuja” bëhet pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur ende, një proces i zvarritur që çon në një ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Megjithatë, kryeministri Rama është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, ftesë kjo e bërë publikisht dje për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Kështu, kryeministri shkroi në një postim në Facebook se sipas tij “është momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Por, kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Llallës.

Kështu, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili e ftoi dje publikisht për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si një pikënisje të një Pakti Kombëtar “për Europën që duam”.

Tags: Ambasadori amerikandonald lukryeprokurorireagonzgjedhje

TË LIDHURA

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit
Aktualitet

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Politikë

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

20:36 | 14/01/2026
Next Post
Nga Janari, 70 dokumente do të jepen në një e-kioskë

Nga Janari, 70 dokumente do të jepen në një e-kioskë

Zyrtare: 8 subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale në Preshevë

Zyrtare: 8 subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale në Preshevë

BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës

BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë
Bota

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

by mirseda
09:23 | 15/01/2026
0

Duke u kthyer në shtëpi pasi mori pjesë në një protestë në Teheran më 8 janar, Reza...

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

22:55 | 14/01/2026
Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com