Manchester United ka vendosur të mos apelojë kartonin e kuq të marrë nga Paul Pogba, në ndeshjen përballë Arsenalit pas ndërhyrjes që bëri ndaj Hector Bellerin. Pikërisht për këtë arsye, francezi do t’i mungojë Manchester Unitedit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbin ndaj Manchester Cityt.Jose Mourinho ka vendosur të mos e apelojnë pezullimin e mesfushorit francez, duke e bërë tashmë të sigurt mungesën e tij në sfidën e të dielës pasdite. Pogba kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga dëmtimi dhe po tregonte një nivel mjaft të lartë në ndeshjet e fundit, por për fat të keq, takimin rëndësishëm me ‘Qytetarët’ do ta ndjekë nga tribuna.Në fillim u sugjeruar se apelimi do të mundësonte praninë e tij në supersfidën e së dielës me Manchester City-n e Pep Guardiola-s. Por tashmë është zyrtare, Pogba do të mungojë për tri ndeshje, ndaj City, Bournemouth dhe West Brom përpara periudhës festive.