Në seancën e sotme plenare ka pasur sërish humor kur ish-kryeministri Sali Berisha pyet se ku është Edi Rama, e menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të Grupit të PS-së Taulant Balla i cili tha se Rama është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje. Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura dhe humor në sallë. Duhet të theksojmë faktin se dy liderët bënë një marrëveshje politike në 17 maj.
Berisha: Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqenien këtu. Duhet të jetë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?
Balla: Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”.
Në seancën e sotme po diskutohet projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”.