Një shtetas italian është ndaluar ditën e djeshme në portin e Durrësit, pasi i është gjetur një pajisje e dyshimte. Sipas policisë bëhet fjalë për një pajisje përgjimi, prandaj ky shtetas është marrë në pyetje. Po ashtu bëhet me dije se ky shtetas ka qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe ditën e djeshme ka tentuar të largohet.
Shtetsi italian me iniciale G.I. e ka mohuar që pajisja të jetë përdorur për përgjim, por policia po e ekzaminon për ta vërtetuar. Nërda bëhet me dije se i ndaluari është 47 -vjeç me profesion inxhinier ujërash. Ai gjthashtu nuk ka treguar se nga kush është kontaktuar dhe e ka sjell në Shqipëri. Pajisja është dërguar për ekspertizë në laboratorin shkencor.
Atij i është gjetur një aparaturë që dyshohet të jete përgjues telefonash, por italiani ka deklaruar se është pajisje për matjen e cilësisë së ujit. Ndalimi i tij është për mbrëmë teksa po tentonte të imbarkohej ne tragetin e linjës Durrës-Bari.