Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Manita” për të marrë kreun, ky Inter është i frikshëm (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Manita” për të marrë kreun, ky Inter është i frikshëm (Video)

Interi shkatërron Chievon me rezultatin 5-0 në “San Siro” dhe merr kreun e Serie A, pasi Napoli u mposht nga Juventus në ndeshjen e fundit. Ishte një ndeshje ku fitorja ishte detyrim dhe djemtë e Spalletit e arrijnë me mjaft meritë. Ivan Perisic është lojtari i ndeshjes pasi shënon tre gola në këtë sfidë dhe është hat-trick i parë që nga momenti që i është bashkuar Interit. Icardi dhe Skrinar kanë qenë autorët e golave të tjerë për të plotësuar këtë 0-5. Kjo është hera e dytë që Inter merr drejtimin e Serie A  këtë sezon, por herën e parë vetëm 24 orë qëndroi pasi u rimor sërish nga Napoli.Përballja me Chievon nuk ishte menduar të ishte kaq e lehtë për zikaltërit, por ata treguan edhe njëherë se janë në një nivel tjetër këtë sezon dhe shifrat i kanë vendosur me meritë, pasi në 15 javë nuk kanë regjistruar asnjë humbje. Pjesa e parë foli vetëm për Interin që nga starti edhe pse u zhbllokua në minutën e 23’ nga kroati, Perisic, i cili godet shumë fort topin pas tentativës së parë të bërë nga Santon dhe mposht Sorrentinon.

Icardi mendon të shënojë golin e dytë dhe të sjellë sigurinë që në pjesën e parë. Është Brozovic që nxjerr një asist perfekt për argjentinasin, i cili godet sapo futet në zonë dhe gjen rrjetën. Me këtë gol Icardi merr edhe kryesimin e listës së golashënuesve me 16 gola në 15 javë kampionat, një më shumë se Immobile.

Pjesa e dytë nis sërish me ritme shumë të larta dhe me një Inter që nuk është i interesuar për të mbrojtur rezultatin. Është Perisic që shënon në minutën e 57’, pasi përfiton mjaft mirë nga një gabim i lojtarëve të Chievos.

Tre minuta më vonë do të vijë edhe goli i katërt për zikaltërit, këtë herë është Milan Slrinar i cili ndjek mjaft mirë kundërsulmin dhe bën një goditje perfekte me kokë pas krosimit të Candrevas.

Në pjesën e mbetur të lojës Spalleti vendos të largojë nga loja Icardin, Candrevan dhe Dambrosion, pasi javën e ardhshme Interi do të ketë një përballje mjaft të vështirë, atë me Juventusin. Në vend të tyre u inkuadruan dy lojtarët e rinj, braziliani Dalbert dhe francezi Karamoh. Një paraqitje për tu vlerësuar për mbrojtësin anësorë brazilian, i cili bëri disa kombinime mjaft të bukura me Perisic. Nga ana tjetër Karamoh ishte shumë pranë gjetjes së golit të parë me fanellën e Interit, por gjuajtja kaloi ngjitur me shtyllën. Në kohën shtesë shënon sërish ylli kroat, Perisic, për të vulosur rezultatin përfundimtarë, por edhe për të plotësuar tregolëshin e tij personal.

Tags: ‘manita’ështëfrikshëminterkreunmarrëVideo

TË LIDHURA

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë
Sport

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës
Sport

Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

10:01 | 28/03/2026
Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi
Sport

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Next Post
S’ka më rrezik përmbytjesh, Lumi Vjosa rikthehet sonte në shtratin natyral

S’ka më rrezik përmbytjesh, Lumi Vjosa rikthehet sonte në shtratin natyral

Heroi i Beneventos: Ja si e realizova atë gol të çmendur (Video)

Heroi i Beneventos: Ja si e realizova atë gol të çmendur (Video)

Përmbytjet jehonë në Zvicër/ Shkrimet e mediave: Shqipëria nënujore!

Përmbytjet jehonë në Zvicër/ Shkrimet e mediave: Shqipëria nënujore!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

by mirseda
17:40 | 28/03/2026
0

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, deklaroi në podkastin Benny Show se Uashingtoni do...

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com