Napoli dhe Juventusi do të përballen në ‘Sao Paolo’ në një ndeshje që do të vendosë shumë për ecurinë e kampionatit. Napoli që është lider në Serie A do të kërkojë ta mbajë ritmin pa humbje, ndërsa në anën tjetër Juventusi kërkon ta zvogëlojë epërsinë prej katër pikësh. Në rast të një triumfi të napolitanëve atëherë diferenca do të shkonte në +7 dhe do të ishte mjaft i vështirë rikuperimi nga bardhezinjtë.
Napolitanët do të futen në lojë me treshen e frikshme sulmuese Dries Mertens, Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon. Në anën tjetër Juventusi ka befasuar, pasi nga minuta e parë ka startuar me Gonzalo Higuainin. Ai do të mbështet nga Paolo Dybala dhe Duglas Costa. Të dy trajnerët kanë thënë se kjo sfidë do të jetë e rëndësishme me taktikat e tyre që do të mundohen t’ia bëjë të vështirë njëri tjetrit. Të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur, kur pritet një atmosferë e zjarrtë.
Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejon, Mertens, Inisgne.
Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain.