Kryeministri Edi Rama duket se do të përbëjë një pengesë kryesore ndaj presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, për të dëshmuar në gjyqin ndaj tre ish-agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror (SREL), të cilët akuzohen për kryerjen e një përgjimi të paligjshëm. Më 5 dhjetor, Junkcer pret Ramën në Bruksel ndërsa do t’i duhet të dëshmojë në procesin gjyqësor në gjykatën e Luksemburgut. Ndaj Jukcerit do t’i duhet të zgjedhë midis Ramës dhe dëshmisë në gjyq.
Axhenda e takimeve të Junckerit dhe gjyqi
Komisioni Evropian publikoi sot agjendën e Presidentit Jean-Claude Juncker për javën në vijim. Ndërkohë që Junckeri duhet të paraqitet më 5 dhjetor në gjykatën e Luksemburgut, atij i duhet të presë në Bruksel edhe kryeministrin shqiptar.
“Në këtë mënyrë, situata mbetet konfuze dhe mendohet që ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker të mos paraqitet si dëshmitar në gjyqin ndaj tre ish-agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror (SREL) Marco Mille, André Kemmer dhe Frank Schneider, të akuzuar ndër të tjera për kryerjen e një përgjimi të paligjshëm”, shkruan Le Quotiodien. Por, çështja qendrore e gjyqit është nëse Jean-Claude Juncker ka autorizuar apo jo një teknik për regjistrimin e një interviste midis Dukës Henri i Madh dhe vetë Junckerit mbi rastin Bommeleeër. CD-ja e koduar që përmban këtë regjistrim, e quajtur “Frisbee”, është edhe zemra e kësaj padie.
Por më 21 nëntor, gjykata u deklaroi se gjyqi që do të duhet të fillonte të mërkurën, duhej të shtyhej për shkak të një “pengese të paparashikuar” të Presidentit të Komisionit Evropian.
Sipas François Aulner, kjo nuk është një tërheqje e Jean-Claude Juncker. Aulner thekson se Junkcer do të dëshmojë. Vetëm nëse do të ketë një keqkuptim midis gjykatës së Luksemburgut dhe Komisionit Evropian rreth datës në të cilën do të paraqitet Jean-Claude Juncker. “Ai më tha në një intervistë të fundit se do të thirret në gjykatë më 4 dhjetor. Dhe e fundit do të ishte 5 dhjetori”, tha Francois Aulner në RTL Radio.
Edi Rama apo Theresa May
Megjithatë, nuk është caktuar asnjë seancë dëgjimore për të hënën, më 4 dhjetor nga Gjykata e Rrethit të Luksemburgut. “Ne e vendosëm si seancë dëgjimore për të martën, më datë 5”, tha zëdhënësi i Gjykatës, Henri Eippers i kontaktuar nga Le Daily.
Ndërkaq ditën e sotme Komisioni Evropian botoi agjendën e Jean-Claude Juncker për javën në vazhdim. Sipas këtij dokumenti, Presidenti i Komisionit Evropian do të presë në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Por, a do të ishte Edi Rama një pengesë për Jean-Claude Juncker të paraqitej në gjykatën e Luksemburgit? Apo do të jetë kryeministrja britanike Theresa May, pasi kjo e fundit do të takojë ditën e hënë në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, ku tema e diskutimeve do të jetë Brexit. Një takim që vjen në vigjilje të samitit vendimtar evropian. Megjithatë, gjykimi ndaj SREL do të duhet të shtyhet një datë të mëvonshme. TIRANA TODAY