Të shumta janë raste kur emigrantët shqiptarë nëpër botë, kanë ngritur bizneset e tyre. E pikërisht, në mesin e shqiptarëve të suksesshëm në SHBA, bëjnë pjesë dhe dy emigrantët me origjinë shqiptare të cilët kanë ngritur një biznes shumë të suksesshëm. Behët fjalë për Benjamin Sinanaj dhe Benjamin Prelvukaj menaxherë të restorantit “Steakhouse” në New York City, shkruan forbes.com.
Artikulli“Oh, kështu është Nju Jorku”, thërret një burrë i veshur si një biznesmen, i shoqëruar nga një vajzë, ndërsa po drejtoheshin për te dhoma e ngrënies te restoranti “Steakhouse”, që ndodhet në lindje të Times Square në Manhatan. Dhoma e ngrënies së restorantit, gjendet në fund të një korridori të ngushtë të mbuluar me fotografi të personave të famshëm, politikanë dhe yje të mediave që kanë ngrënë në restorant, nga Kim Kardashian në e deri të Clinton.
Disa nga restorantet më të shquara të qytetit, si “Nju Jork”, “Le Cirque e Sirio Maccioni”, “Red Rooster” i Marcus Samuelsson, “Felidia i Lidia Bastianich” dhe institucione të panumërta në lagje, janë në pronësi të imigrantëve. “Benjamin Steakhouse” përfshihet në këtë kategori, i ngritur nisur nga dy kuneter shqiptarë në 2006-të dy quajtur Benjamin nga Plav, nga një qytet i vogël në Mal të Zi.
“Unë erdha këtu i pari,” thotë Benjamin Sinanaj, vëllai më i madh tashmë 40-vjeç. Ai arriti në New York City në vitin 1986. “Kam studiuar për fizikë”, kujton Sinanaj, i cili ishte i veshur me kostum, dhe thotë se pas diplomimit dëshironte të punësonte në profesionin e tij në një zyrë. Por, mundësitë për t’u punësuar në vendin e tij lidhur me profesionin ishin të pakta. “Vendi nuk ishte në gjendje të qëndrueshme,” shpjegon Sinanaj.
Benjamin Prelvukaj, motra e të cilit është martuar me Sinanajn, emigroi si adoleshent në fund të viteve ’90. “Kur filloi lufta në Kosovë,” thotë Prelvukaj, tani 30-vjeç, “gjërat po shkonin shumë keq”.
“Benjamin Steakhouse”, është një restorant klasik; dhoma e ngrënies nuk ka shumë ndriçim, kamerierët të cilët shërbejnë me përulësi; mbulesa tavoline të bardha dhe dyshemeja e restoranti është e ndërtuar prej druri. Sinanaj dhe Prelvukaj janë menaxherët, të dy punojnë aty, dhe nuk ngurojnë që tu buzëqeshin mysafirëve të tyre.
Restoranti frekuentohet nga biznesmenë dhe turistë, të cilëve fatura e pagesë mund t’u shkojë 60 në 100 dollarë për person për një copë biftek të vjetër të thatë, një ushqim tradicional shqiptar. Sidoqoftë, hapësira e restorantit fillimisht ishte projektuar në vitin 1911, si një klub pijesh i thjeshtë, që përbërë nga një numër të madh detajesh arkitekturore: një vend i lirë dhe madhështore, kolona të shumta dhe një ballkon për ngrënie.
“Steakhouse”
Suksesi i “Steakhouse”, i cili zëvendësoi një varg restorantesh të dështuara duke përfshirë “Nyla”, në pronësi të yllit britanik Britney Spears në vitin 2002, ka nxitur ngritjen e katër restoranteve të tjera, njëri a prej të cilave steakhouse në Japoni.
Duke u ulur në dhomën e ngrënies private në restorantin, “Benjamin Steakhouse Prime”, dy Benjaminët nxjerrin në pah faktorët kyç të suksesit të tyre.
Etika e punës:
Menjëherë pas mbërritjes, Sinanaj filloi punë në “Manhattan Grille”. I etur për të mësuar gjuhën angleze, lexonte gazetën “New York Times”, dhe çdo ditë dhe fliste anglisht me të huajt në restorant dhe në rrugë. “Unë nuk kisha frikë të flisja,” kujton Sinanaj, “edhe nëse thosha diçka të gabuar”.
Prelvukaj u rrit në një fermë dhe ka punuar që kur ishte 10 vjeç. “Ne gjithmonë punonim si fëmijë të vegjël sepse gjërat ishin të vështira, jeta nuk ishte e lehtë,” shpjegon ai. Ai me dëshpërim shton se babai i tij u vra në një aksident me autobus ditën kur u ai lindi. Ishte një luftë për nënën dhe vëllezërit e motrat e tij për të jetuar jashtë fermës dhe pensionin e vogël të babait të tij. “Ajo jeton me mua dhe me gruan dhe fëmijët”, thotë Prelvukaj, “përpiqem t’ia kthej asaj atë që na dha.”
Pronari i “Boot Camp” i Peter Luger Steakhouse thotë se: Të dy Benjaminët punonin në restorantin legjendar “Peter Luger”. Sinanaj filloi punë në mesin e viteve ’90, duke punuar si menaxher; Prelvukaj filloi në fillim të viteve 2000. Peter Luger, u ka mësuar pothuajse çdo që dy shqiptarëve.
“Formula ishte e mrekullueshme”, kujton Prelvukaj, duke vënë në dukje se restoranti ishte gjithmonë i mbushur me njerëz.
Rreziku:
Emigrantët që zgjedhin të fillojnë jetën e re jashtë vendit, të shkaktuar nga vështirësitë ekonomike, mbijetesa fizike edhe janë në kërkim të aventurës kanë marrë shumë rreziqe përsipër. Për më mirë ose më keq, ngritja e një restoranti mund të mos duket aq e frikshme për ata që tashmë e kanë marrë këtë rrezik.
“Ndonjëherë marrja e një rreziku në jetë ia vlen”, thotë Prelvukaj për hapjen e “Steakhouse”, duke shtuar se 50% e ngjarjeve të përditshme mund të jenë situata tërësisht të reja. “Por nëse dini gjithçka që mund të ndodhtë, ju mund të mendoheni dy herë për hapjen e një biznesi!” Ai qesh, “Për shkak se rreziqet janë shumë të larta”. TIRANA TODAY