Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë ditë mjaft të vështirë për shqiptarët ta nisë duke iu uruar “ditë të mbarë”.
Shumë prej shqiptarëve kanë humbur gjithçka kishin në shtëpi, të tjerë kanë humbur automjetet e tyre, por ka edhe nga ata që kanë mbetur në qiell të hapur.
Ndërkohë, Rama ka publikuar disa foto nga aksioni për normalizimin e situatës së rënduar në vend.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama teksa publikon fotot, ndërsa qytetarët i janë kthyer keq kryeministrit.
Të irrituar me situatën aktuale, qytetarët kanë shpërthyer ndaj kryeministrit.
Disa nga komentet: