Dy shqiptarë që mbanin një rekord të madh për vepra të ndryshme panele më në fund kanë rënë në pranga të policisë italiane. Ata janë kapur nga karabinieri në zonën mes Via Fratelli Di Dio dhe Via Castelleone, shkruan laprovinciacr.it.
Ata janë 29 vjeçari Denis Bardhi dhe 27 vjeçari Spartak Hoxha . Ata ishin specialistë në grabitje, bëjnë të ditur autoritetet e vendit fqinj.
Vendimtare për kapjen e tyre ishte prania e helikopterit Nucleo Orio al Serio, ekuipazhi i të cilit, sapo morën alarmin, ka identifikuar banditë të falë një sistemi të sofistikuar të vëzhgimit. Veçanërisht ndaj Bardhit patën një vëzhgim të hollësishëm. Patrullat qenë të disponueshme me celularë operativë , dhe radiomobil, të armatosur ato bënë të mundur blindimin e lagjes në të cilën ishin vendosur shqiptarët.
Në momentin që ata kanë parë policinë janë larguar dhe për rreth 600 metra ato kanë ecur në përpjekje për të ia mbathur.
Por arratia e tyre përfundon shpj. Gjatë një kontrolli aty u janë gjetur shuma të mëdha parash, ora dhe bizhuteri. TIRANA TODAY