Ndodh rëndom në Kategorinë e Dytë të kampionatit shqiptar, të ketë skena dhune javë pas jave. Këtë herë rasti i dhunës në fushë është shfaqur ditën e diel në derbin mes Delvinës dhe Butrintit. Ku veç lojtarëve të cilët kanë kundërshtuar një vendim të arbitrit që ka nxjerrë kartonin e kuq, kanë qenë edhe drejtues të klubit që kanë zbritur në fushë për të sulmuar arbitrin. Reagimin më të egër e ka bërë kryetari i bashkisë Rigels Balili, i cili ka kaluar rrjetën rrethuese dhe ka tentuar të godasë me grusht arbitrin e takimit.