Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rrahu e përdhunoi gruan, kosovari lë pa fjalë gjyqtarët në Zvicër: Ajo…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rrahu e përdhunoi gruan, kosovari lë pa fjalë gjyqtarët në Zvicër: Ajo…

Dënohet me 7 vjet burg një shqiptar në Zvicër, pasi akuzohet për dhunë seksuale dhe fizike ndaj gruas së tij 11 vjet më të re.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka shokuar trupin gjykues, teksa jo vetëm nuk ka shprehur pendesë, por ka thënë se “xhelozia është krejt normale për shqiptarët. Madje, ka befasuar edhe kur ka thënë me habi se ajo që ai ka rrahur është gruaja e tij shqiptare dhe jo ndonjë zvicerane.

Lajmi per shqiptarin 63 vjeçar eshte pasqyruar edhe ne gazeten “NZZ”, duke u ndaluar ne mentalitetin e shqiptarit të dënuar.

“Xhelozia është pjesë e mentalitetit të shqiptarit dhe është diçka fare normale”, i thotë 63 vjeçari gjyqtarit, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë që ajo që ky pensionist invalid i ka bërë nga xhelozia gruas së tij 11 vjet më të re, në periudhën 2014-2016, mund të jetë gjithçka tjetër, vetëm se jo normale.

Që nga momenti kur ai e ka parë gruan e vet ulur me një burrë tjetër shqiptar afër vendit të saj të punës, ai ka jetuar në gjendje lajthitjeje me mendimin se gruaja e tij po e tradhtonte me bashkatdhetarin në fjalë. Ai pastaj e ka sharë gruan duke e quajtur lavire, e ka torturuar, kafshuar dhe në fund edhe e ka përdhunuar nën kërcënimet më të rënda, në dysheme, në kuzhinë.

Nga janari i vitit 2016 pensionisti e ka përgjuar atë çdo ditë te kiosku ku ajo punonte. E akuzonte se mbante marrëdhënie seksuale me burra të tjerë dhe e kërcënonte vazhdimisht me vdekje. Disa herë radhaz e ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht. Ai kishte ngritur në shtëpi një klimë të frikës së vazhdueshme, në të cilën jetonte jo vetëm gruaja por edhe djali i përbashkët, i lindur në vitin 2006.

I akuzuari, i cili e flet dobët gjemrmanishten, sipas ekspertizës psikiatrike vuan nga një çrregullim i pashërueshëm i personalitetit, me tipare narcisoide dhe impulsive, transmeton albinfo.ch. Kjo, sipas ekspertizës dëshmohet edhe me atë se ai një herë u ishte drejtuar gruas dhe djalit me fjalët: “Unë jam zoti për ju”.

Ndërsa në gusht të vitit 2016, sjellja e tij dominuese “prej burri” arriti aq larg, sa që djali e bindi të ëmën që ta paraqiste në polici. Prej atëherë, burri është në burg, ndërsa gruaja e traumatizuar rëndë ndodhet në trajtim psikiatrik dhe është penduar për denoncimin e bërë në polici.

Burri, i cili thotë se në Kosovë ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, ka ardhur në Zvicër para 25 viteve si punëtor në ndërtimtari. Pas një kohe të shkurtë ai qe martuar me një zvicerane, 14 vjet më të vjetër se vet. Pas 5 vitesh janë shkurorëzuar. Pak më vonë familja e tij i kishte aranzhuar martesën në Kosovë me gruan e tij të sotme. Ai nuk ka dhënë përgjigje të saktë për pyetjen se sa kohë ka që është martuar dhe as për moshën e të birit. “Nuk i kam punët mirë me numrat”, është arsyetuar ekonomisti i diplomuar, transmeton albinfo.ch. Po ashtu vuan nga kundërindikacionet e shumë medikamenteve që është i detyruar t`i marrë çdo ditë.

Medikamentet i “fajëson” ai edhe për sjelljen e tij të dhunshme ndaj gruas dhe të birit. Fillimisht i kundërshton të gjitha pastaj i pranon ato. Por deri në fund nuk pranon të ketë bërë përdhunim seksual të gruas. Ata kanë pasur një jetë krejtesisht normale seksuale, ka theksuar ai. “Ajo nuk ka thënë asnjëherë se nuk do”, ka qenë përgjigja ndaj pyetjes së gjyqtarit rreth praktikave më të forta seksuale të herëpashershme, që ai ka pranuar t`i ketë bërë.

Gjatë kësaj kohe, gruaja e traumatizuar, që qëndron ulur pak metra më tutje, kur përmendet “marrëdhënia seksuale me pajtim të dyanshëm”, vetëm tund kokën. Por, përkundër të gjithave, ajo shpreson që burri i saj të shpallet i lirë! E dëmtuara ka shtyrë avokaten e vet që të angazhohet për një masë terapeutike (ndaj burrit) në mënyrë që ai pastaj të kthehet sërish në familje. Po këtë gjë e kërkon edhe i akuzuari.

Mirëpo trupi gjykues nuk ka mirëkuptim për këtë dëshirë të palëve në konflikt. Përkundrazi, ai e ka dënuar burrin me 7 vjet e gjysmë heqje lirie. Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Cyrihut ka kosntatuar se deklarimet e gruas kanë qenë tejet bindëse dhe të përforcuara edhe nga fotografitë dhe nga dëshmitë e shefes së saj të punës, pëercjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, i akuzuari nuk ka treguar asnjëherë pendim. Për më tepër, gjatë një marrjeje në pyetje ai kishte thënë: “Çfarë do të thotë kjo? Unë e kam rrahur vetëm një grua shqiptare dhe jo një zvicerane”.

 
Tags: gjyqtaretgruankosovaripërdhunoiRrahuZvicer

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Trondit media serbe: UÇK-ja u financua nga Al Qaeda. Politikanët shqiptarë e kosovarë të lidhur me terroristët

Trondit media serbe: UÇK-ja u financua nga Al Qaeda. Politikanët shqiptarë e kosovarë të lidhur me terroristët

Festa e Pavarësisë, ja rrugët ku nuk lejohet parkimi i mjeteve në Vlorë

Festa e Pavarësisë, ja rrugët ku nuk lejohet parkimi i mjeteve në Vlorë

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com