Dalin emrat e katër autorëve që dhunuan dhe grabitën para pak ditësh banesën e një çifti të moshuar në Shkallnur, Durrës.
Grabitja ka ndodhur më 20 nëntor, ndërsa të ndaluar janë 4 persona, konkretisht shtetasit: Niko Papajorgji 35 vjeç, banues në Durrës dhe vëllai i tij Marsel Papajorgji 30 vjeç, banues në Durrës, Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.
Mekanizmi i ngjarjes:
Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.
Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja.
Më pas autorët janë larguar.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.
Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.