Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Trafiku i drogës”/Policia zhvendos radarët e detit nga Vlora për në Fier

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Trafiku i drogës”/Policia zhvendos radarët e detit nga Vlora për në Fier

Zbulohen të tjera detaje që hedhin dyshime të forta mbi funksionimin e radarëve. Radarët janë në përgjegjësinë së Ministrisë së Mbrojtjes por dhe të Policisë së Shtetit.  Portali “Tpz.al” ka publikuar dokumentet e një tenderi që mund të konsiderohet si skandali i radhës nga Policia e Shtetit. Kjo e fundit, para pak ditësh, ka hapur një tender, pikërisht për zhvendosje radari, nga Vlora drejt zonës së quajtur Hoxharë, në territorin e qytetit të Fierit.

Sipas këtyre dokumenteve, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, ka lëshuar një urdhër prokurimi me numër 42, i datës 09 nëntor 2017. Në të thuhet se kjo drejtori, me fondet e vëna në dispozicion për vitin 2017, të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “spostimi dhe mbrojtja nga deti të radarit dhe rivendosjen e tij në një pozicion të ri, në SPK Hoxharë Fier. Ky tender ka një fond limit 231.160 lekë pa TVSH ndërsa dokumenti është firmosur nga kryekomisari Luan Hysenj.

Ky mund të jetë një hije skandali nga Policia e Shtetit, pasi indirekt po i hap rrugën trafikantëve të drogës, duke lënë bregdetin e Vlorës pa radarë. Mësohet se tenderi është bërë më datë 14.11.2017 ora 09.00, ndërsa Tpz.al do e ndjekë edhe në vijim këtë çështje, nëse bregdeti i Vlorës është i zbuluar nga kontrolli i Policisë së Shtetit.

Dhjetëra tonë me hashash janë sekuestruar në brigjet italiane nga Guardia di Finanza. Tonelatat niseshin lehtësisht nga brigjet shqiptare, kryesisht nga bregdeti i Vlorës. Në të gjitha rastet, radarët shqiptarë nuk pikasnin skafet, ndërsa ishte Policia e italiane që i identifikonte trafikantët e drogës, në bregdetin e saj.

Mjetet policisë italiane viheshin në ndjekje të “piratëve” shqiptarë. Por, pas këtyre aksioneve, me të drejtë lindën dyshime për radarët e policisë dhe ushtrisë shqiptare. Fletë-arrestet e fundit të 3 ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarkun e Vlorës, vërtetuan se mes trafikantëve dhe strukturave të veçanta në polici ka patur bashkëpunim për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë pak javë më parë, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se radarët e vendit nuk ka qenë asnjëherë të programuar për të identifikuar trafikantët e drogës.

“Në vitin 2006 më të drejtë qeveria e asaj kohë, duke qenë së Shqipëri po përgatitej që do futej në NATO, kufijtë detar shqiptarë do ishin kufijtë e NATO-s. Kështu që, NATO bleu disa radarë që mbrojnë kufijtë territorial detar të Republikës. Radarët kanë qenë të programuar kush vjen nga jashtë dhe hynë në territorin shqiptar, nuk ka qenë të programuar këto radarë për këtë gjë” – u shpreh ish Ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli shkoi edhe më tej, duke thënë se ushtritë në botë nuk merren me trafikantë droge.

“Nuk ka ushtri në botë që merret me trafikantë. Pra, asnjë ushtri e NATO-s nuk merret me trafikantë. Dhe ajo kontratë që ka kaluar në parlament për blerjen e radarëve është e programuar të shikojë një gjë metalike, jo plastike”– tha ish Ministrja e Mbrojtje.

Kodheli tregoi gjithashtu një ngjarje të paprecedentë, kur ajo kishte marrë detyrën në vitin 2013. Sipas, saj radarët detarë kanë qenë të fikur që nga viti 2012 deri në shtator 2013, duke regjistruar kështu skandalin më të madhe në Sigurinë Kombëtare.

“Kur kam marrë detyrën ka qenë niveli i ulur i gatishmërisë në det, e kam hasur direkt sa mora detyrën, ku kam marrë edhe një letër nga ajo kohë që më njoftonte që puna e radarëve ishte në nivelin 20 për qind. Pra 80 për qind nuk punonin, dhe po ashtu inekzistente ishte edhe mundësia për të patrulluar mjetet lundruese pasi nuk kishte karburant. Nga 2012 deri në shtator 2013, deti ishte jashtë kontrollit, totalisht ishte në tokë” – përfundoi Kodheli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në datën 2 nëntor 2017.  

Tags: "radarët"detitfierpoliciavlorazhvendosi

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Një devijim nderon Manchester Utd, West Brom surprizon Tottenham (Video)

Një devijim nderon Manchester Utd, West Brom surprizon Tottenham (Video)

Thaçi injorohet nga Vuçiç: Nuk më fton në Beograd

Thaçi injorohet nga Vuçiç: Nuk më fton në Beograd

Flamurtari ngec ndaj Teutës, vlonjatët pretendojnë se u është mohuar goli (Video)

Flamurtari ngec ndaj Teutës, vlonjatët pretendojnë se u është mohuar goli (Video)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com