Një debat mes analistit Fatos Lubonjës dhe deputetit të PS-së, Ulsi Manja ka shkaktuar reagime, ndërsa është konsideruar sot nga mediet kërcënim nga ana e kreut të Komisionit të Ligjeve.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është përfshirë në këtë incident, teksa ironizon Manjën, të cilin e quan “memec i Rilindjes së hashashit”.
Në një postim në Twitter, Manjani shkruan: “Memecëve të Rilindjes së hashashit ju paska ardhë goja! Kërcënojnë Lubonjën pse mendon e flet në publik! A thua se vendin po e çon në përplasje Lubonja, jo Rilindja! Çfarë niveli arsyetimi! Arsyetim që ju vjen nga diktatura e drogës!”
PJESË NGA DEBATI
Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.
Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!
Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.
Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.
Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.
Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t’i shesësh botën virtuale shqiptarëve.