Formimi i qeverisë së Ramush Haradinajt në Kosovë u realizua mbi bazë negociatash pa fund dhe u arrit vetëm më një koalicion të gjerë. Partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje, që nga krijimi i qeverisë Haradinaj nuk ka ndaluar përpjekje për t’i dhënë fund asaj, por pret që të angazhohet pjesa tjetër e opozitës dhe qytetarët.
Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë për “Bota sot” se ka shumë arsye për t’u angazhuar në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Haxhiu: Shpresoj që tashmë edhe apetitet e kryeministrit Haradinaj janë shuar, sepse vetëm e vetëm për t’u bërë kryeministër ishte në gjendje të bënte pazare të shumta, si ato ndërmjet koalicioneve, por po ashtu edhe pazaret e rrezikshme me Serbinë. E kam thënë edhe më parë po e përsërisë prapë, prej momentit kur është votuar Qeveria e Haradinajt, ditët i ka të numëruara.
Sipas Haxhiut, ka shumë arsye pse duhet larguar këtë qeveri. Ajo ka theksuar se, s’ka asnjë te vetmen arsye pse duhet mbajtur në krye të institucioneve të vendit Haradinaj.
Haxhiu: Kosova dhe qytetarët, për fatin e keq duhet të durojnë edhe ca muaj. Qeveria e re më mendësi të vjetër nuk ka çfarë i duhet vendit dhe qytetarëve. Besoj që duhet angazhim i përbashkët i opozitës dhe qytetarëve.
Kurse, sipas njohësit të çështjeve politike në vend Nexhat Haziri arsyeja e parë është ngase çdo parti opozitare kërkon apo synon shkurtimin sa më të shpejtë të jetës së qeverisë, dhe në rastin e qeverisë aktuale.