“BE-ja nuk do të lejojë Serbinë të bëhet anëtare e plotë pa një dokument që e detyron ligjërisht vendin tonë të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën“, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Ju duhet të bëni një normalizim të situatës, siç thotë BE-ja”, ju drejtua Vuçiç bashkëkombësve të tij ditën e sotme. Ai shtoi se “pavarësisht nga interpretimi, kjo është ajo që pret BE-ja nga ne.
Vuçiç para gazetarëve u shpreh se; “Nuk është një njohje e Kosovës, askush nuk flet askush nga BE-ja nuk flet për këtë, ata flasin për bashkëpunim institucional, por jo për njohje, kjo është ajo që unë mund t’ju them“.
Presidenti Vuçiç tha se ishte i kënaqur me takimet e djeshme në Bruksel. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç udhëton drejt Brukselit dhe për këtë takim Vuçiç shtoi se “takimet e tilla janë të rëndësishme sepse kemi një problem të madh para nesh; nuk do të jemi në gjendje të bëhemi anëtar i BE-së pa ndryshime drastike në qëndrimet tona ndaj Kosovës dhe Metohisë “.