Kryeministri Rama përsëriti dhe një herë ka marrë në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe thotë se kjo çështje i takon prokurorisë dhe drejtësisë. Në një intervistë për “Studio e Hapur” për gazetaren Eni Vasili, kur është pyetur për gjetjen e dy patentave të Tahirit ka refuzuar të flasë tha vetëm se nuk ka folur por më pas ka filluar serish që të shajë median duke thënë se ajo nxitohet dhe bën rolin e gjyqtarit. Ndërsa kur është pyetur nëse kishte dijeni ndaj hetimeve të Tahirit që në momentin që ai e largoi nga qeveria, kryeministri në këtë rast refuzoi që të fliste dhe gazetarja kaloi në pyetje tjetër.
Rama: Për çfarë duhet të prononcohem. Kjo është një çështje që i takon prokurorisë. E kam thënë që në ditën një që është drejtësia që duhet të flas për këtë. kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. kjo nuk është një çështje që i takon qeverisë, Partisë Socialistë por i takon vetëm Saimir Tahirit. Përpara ligjit nuk jemi të gjithë të barabartë por duhet që të sillemi si të gjithë të barabartë. Nuk jam unë i cili duhet që të bëjë komente për ato që flitet në media por është drejtësia. Nuk dua të bëj atë që kanë bërë të tjerët para meje sepse unë kërkoi drejtësi. Kur vjen puna ke drejtësia duhet që ajo të bëj fjalën e vet. Kur vjen puna disa vite me parë një parti politike duhet që të solidarizohet më një të dënuarin e vet e ti çonte dhe burg. Ai që shkel ligjin duhet të paraqitet para drejtësisë dhe te japë llogari. Më jeni një shembull tjetër që në nuk kemi bërë atë që duhet. Media është kthyer në një kazan llafesh pa u bazuar në fakte. Ne e lamë çështjen në duart e drejtësisë, por ne nuk jemi çmenduar akoma qe të çojmë në burg një qytetar që nuk ka asnjë provë. Kërkesa e prokurorisë ishte për çështje, në pranuam disa por jo arrestimin. Ne nuk bëmë asnjë fjalë kur është në proces një figurë e rëndësishme e saj por që tani që po hetohet është komplet jashtë çdo funksioni në parti. Kushdo qoftë e vërteta ajo duhet që të zbardhet.
Vendimi i kontrollit të banesës ndaj Tahirit jepej pasi të mblidhej Parlamenti. Media është një kazan llafesh pretencash, gjykimesh, ndëshkimesh që janë shumë të nxituara. Kur në rastin e gjyqtarit kemi një përgjim dhe një provë në rastin në fjalë kishim dy kriminele që bëjnë llafe midis tyre.
Prokuroria shkon dhe arreston me një vendim. Kurse në rastin tjetër ishim në kushte komplet absurde.