Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosovë, ambasada amerikane kërkon ratifikimin e marrëveshjes më Malin e Zi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, ambasada amerikane kërkon ratifikimin e marrëveshjes më Malin e Zi

Pohimet e komisionit janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabuara. Kështu ka deklaruar ambasada amerikanë në Prishtinë për raportin e komisionit të ri për kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi.

E zhgënjyer nga ky raport, ambasada amerikane u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malizin e Zi.

Sipas një komunikate të ambasadës amerikane në Prishtinë, marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumë të njohur ndërkombëtarisht.

“Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vinin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me Bashkimin Evropian dhe e lënë Kosovën e qytetarët e saj të izoluar”, thuhet në komunikatën për mediat.

Gjithashtu ambasada u bëri thirrje politikanëve të Kosovës që “të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur”.

Ndërkohë një ditë më parë, zyrtarë të komisionit për shënimin e kufirit u shprehën se përdorimi i dokumenteve kadastralë për këtë çështje, ka bërë që Kosova të humbasë territor. Madje ata paralajmëruan edhe për një raport të hollësishëm me gjetjet që sipas tyre, e vërtetojnë këtë pohim.

Kujtojmë se ky komision i ri për rivlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi është krijuar me vendim të qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vazhdon të jetë një nga kritikuesit më të mëdhenj të marrëveshjes së arritur.

Marrëveshja e nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015 është ratifikuar vetëm nga parlamenti i Malit të Zi. Për këtë, zyrtarët në Podgoricë shprehen se ajo është përfundimtare dhe se nuk mund të rinegociohet.

Por kjo marrëveshje nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që Kosova të jetë e vetme në rajonin e Ballkanit perëndimorë, qytetarët e së cilës duhet të kërkojë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Tags: ambasada amerikanekosoveMalin e Ziratifikimin e marrëveshjes

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rama: Në media ka gjobëvënës të tipit mafioz

Rama: Në media ka gjobëvënës të tipit mafioz

Kryeministri kërkon falje, bëra gabim që e quajta të “ndyrë”…

Kryeministri kërkon falje, bëra gabim që e quajta të "ndyrë"...

Eriksen udhëheq Danimarkën drejt Rusisë (Video)

Eriksen udhëheq Danimarkën drejt Rusisë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com