Mediat greke kanë publikuar videon ku shikohet rindërtimi i skemës së ngjarjes ku një ditë më parë mbetën të plagosur në një atentat një shqiptar dhe një grek. Ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar, ku banorët janë terrorizuar. Në videon e publikuar shikohet makina ku ishin dy personat që u plagosën, të cilët po ecnin me shumë shpejtësi. Pak sekonda më pas shikohet momenti kur katër persona kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Videoja është publikuar nga buletini i lajmeve Alpha. Video tregon gjithë momentin e atentatit dhe në një moment janë filmuar dhe dy nga atentatorët gjatë largimit të tyre pas sulmit.
Së pari shfaqet një njeri në rrugë i veshur xhinse dhe xhaketë të zezë. Menjëherë pas, një njeri i dytë që vrapon në trotuar. Ai ishte veshur me pantallona sportive të zeza dhe xhaketë me kapuç.
Njerëzit që ishin atë natë pranë Alsos në Pagrati, një nga vendet më të populluara në Athinë, nuk u besonin dot syve.
Pastrimi i llogarive në Pagrati
Policia beson se gjithçka që ndodhi në Pagratit, erdhi si pasojë e pastrimit të parave. Dy burra, një 28-vjeçar grek dhe një 31-vjeçar shqiptar, u plagosën nga të shtënat. Makina ku ishin dy viktimat ishte marrë me qira. Shoferi ishte 28-vjeçari grek dhe pasagjer ishte 31-vjeçar shqiptar.
Katër burra, iu afruan makinës së dy viktimave, në Rrugën Spyrou Mercouri, pranë Pangratit.
Grindja
Në fillim ishte një situatë e qetë, por më pas mes personave të përfshirë në sherr gjakërat u ndezën. Të gjashtë burrat filluan të grindeshin gojarisht. Por, situata doli jashtë kontrollit kur njëri nga burrta iu afrua makinës së dy të plagosurve dhe nxorri armën. Pa hezitim ai i goditi dy burrat në veturë. Grekun e plagosi në brinjë, ndërsa shqiptarin në këmbë. Edhe pse shoferi i makinës ishte plagosur, ai arriti të ndezë makinën dhe t’ia mbathë.
Ai u ndal në rrugën Hymettus me Eutychidou, pasi nuk mundi ta ngiste më tej makinën për shkak të plagëve të marra. Menjëherë zona u bllokua dhe ambulancat arritën në EKAB ku mori dhe dy të plagosurit. Nga hetimet në pikën ku ndodhën të shtënat, oficerët e policisë gjetën dy pistoleta 9mm.
Dëshmia
Një grua, e cila nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj, foli për mënyrën se si e përjetoi këtë incident të përgjakshëm. “Ata qëlluan me pistoletë silenciator. Ishin të rinj, një me një xhaketë të kuqe. Ata qëlluan në drejtim të makinës. Një u arratis, duke u fshehur pas një makine. Veturës i shpuan dhe gomat.
Shkova në vendin ku ishin të plagosurit, ishte një i ri që thoshte: “Këmbët, këmbët e mia”. Dhe shoferi i plagosur iu rrëzua në krah. Një (nga autorët) u arratis për në Alsos”.(Tirana Today)