Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Diabeti te femrat, statistika dhe këshilla për trajtimin e tij

8 vjet ago
in Të Gjitha
Diabeti te femrat, statistika dhe këshilla për trajtimin e tij

Fushata ka si qëllim të promovojë rëndësinë që ka aksesi i përballueshëm dhe i barabartë për të gjitha femrat të cilat janë të rrezikuara ose janë me diabet, për medikamentet kryesore dhe për një informim dhe edukim të vetëmenaxhimit të diabetit, në mënyrë që femrat të arrijnë rezultate optimale të diabetit, si dhe të forcojnë kapacitetet e tyre për të parandaluar diabetin tip 2.

Mesazhe kyçe

Të gjitha femrave të cilat vuajnë nga diabeti u nevojitet një qasje e përballueshme dhe e barabartë e kujdesit shëndetësor, e edukimit dhe informimit, në mënyrë që të menaxhojnë sa më mirë diabetin e tyre, si dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre shëndetësore.

Fakte mbështetëse

Aktualisht ka mbi 199 milionë gra që jetojnë me diabet. Ky total parashikohet të rritet në 313 milionë deri në vitin 2040.

2 në çdo 5 gra me diabet janë të moshës riprodhuese, numri i të cilave është mbi 60 milionë gra në mbarë botën.

Diabeti është shkaktari i nëntë i vdekjes te grate në nivel global (botëror) duke shkaktuar 2.1milionë vdekje çdo vit.

Femrat të cilat janë me diabet tip 2 janë 10 herë më të rrezikuara për të pasur sëmundje koronare të zemrës, krahasuar me femrat të cilat nuk janë me diabet.

Femrat të cilat janë me diabet tip 1 kanë një rrezik në rritje për abort të hershëm ose për të patur fëmijë me keqformime.

Çfarë duhet bërë

Sistemet shëndetësore duhet t’u kushtojnë vëmendjen e duhur nevojave dhe përparësive  specifike të grave.

Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë akces për medikamentet dhe teknologjinë e duhur të diabetit, informimin dhe edukimin për vetëmenaxhim të diabetit për të arritur rezultate optimale të diabetit.

Të gjitha gratë me diabet duhet të kenë akces në shërbimet e planifikimit familjar për të ulur rrezikun gjatë shtatzënisë.

Të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kenë akces për aktivitet fizik për të përmirësuar rezultatet e tyre shëndetësore.

Për gratë shtatzëna kërkohet përmirësim i akcesit për kujdes shëndetësor dhe depistim, si dhe edukim i tyre për të arritur rezultate të mira shëndetësore si për veten ashtu dhe për fëmijën.

Fakte mbështetëse

1 në 7 shtatzëni shoqërohet me diabet gestational (diabeti që zhvillohet gjatë shtatzënisë).

Federata botërore e diabetit ka vlerësuar se në 20.9 milionë ose në 16.2% të lindjeve të gjalla në vitin 2015, gratë kishin patur një formë të hiperglicemisë në shtatzëni. Përafërsisht, gjysma e grave të cilat kanë pasur një histori të diabetit gestional, zhvillojnë diabet të tipit 2 brenda 5-10 viteve që nga lindja.

Gjysma e të gjitha rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ndodhin te gratë e moshës nën 30 vjeç.

Pjesa më e madhe e rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ishte në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ku akcesi për kujdesin amtar është i limituar.

Çfarë duhet bërë

Strategjitë për parandalimin e diabetit tip 2 duhet të fokusohen në ushqyerjen dhe shëndetin e nënës, si dhe sjellje të tjera shëndetësore përpara dhe gjatë shtatzënisë. Po ashtu edhe në ushqyerjen e foshnjave dhe në fëmijërinë e hershme.

Vizitat e kujdesit antenatal gjatë shtatzënisë duhet të përmirësohen nëpërmjet promocionit shëndetësor te gratë e reja, zbulimit të hershëm të diabetit, dhe diabetit gestacional në veçanti.

Depistimi për diabet dhe për diabet gestational duhet të përfshihet në shërbimet dhe ndërhyrjet e tjera ekzistuese për shëndetin e nënës, në nivel të kujdesit shëndetësor parësor, për të siguruar një zbulim sa më të hershëm të diabetit, për një kujdes më të mirë për gratë, si dhe për të ulur vdekshmërinë e nënave.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të trajnohen për identifikimin, trajtimin, menaxhimin dhe ndjekjen e diabetit gjatë shtatzënisë.

Gratë dhe vajzat janë aktoret kryesore në adoptimin apo përshtatjen e një stili jete të shëndetshëm për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e brezave të ardhshëm, shkruan Shëndeti Online. 

Fakte mbështetëse

Përafërsisht, deri 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen nëpërmjet adoptimit të një stili jete të shëndetshëm.

70% e vdekjeve të parakoshme tek të rriturit janë si pasojë e sjelljeve jo të shëndetshme të filluara gjatë adoleshencës.

Gratë në rolin e nënave kanë një ndikim të rëndësishëm në statusin shëndetësor të fëmijëve për një periudhë të gjatë kohe.

Kërkimet kanë treguar se kur nënat kanë kontroll mbi burimet financiare për familjen, ato i shpenzojnë për ushqimin në familje, për ushqimin, shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve.

Gratë janë përgjegjëse për mënyrën e ushqyerjes dhe zakonet e stilit të jetës së familjes, prandaj ato kanë mundësinë të nxisin apo drejtojnë familjen drejt zakoneve të një stili jete të shëndetshëm.

Çfarë duhet bërë

Gratë dhe vajzat duhet të fuqizohen me njohuri të thjeshta dhe të kuptueshme, të nevojshme për të forcuar kapacitetin e tyre për të parandaluar diabetin tip 2 në familjet e tyre, si dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e tyre.

Promovimi i aktivitetit fizik në vajzat adoleshente, veçanërisht në vendet në zhvillim, duhet të jetë një prioritet për parandalimin e diabetit.

Tags: diabetifemrakeshillaStatistika

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
“Goal.com”: Ronaldo më i miri i vitit 2017, Messi nuk përfshihet në treshe

"Goal.com": Ronaldo më i miri i vitit 2017, Messi nuk përfshihet në treshe

Video/ “Hajduti bën kërdinë, policia e liron brenda ditës”

Video/ "Hajduti bën kërdinë, policia e liron brenda ditës"

Haradinaj cakton këshilltarin për kategoritë e dala nga lufta

Haradinaj: Në 2020-n presim anëtarësimin e Kosovës në NATO







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com