Kohët e fundit është rritur numri i shpërthimeve nga tritoli. Këtë herë, “pre” ka qenë një familje në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sot.
Tritoli ishte vendosur në derën e shtëpisë së familjes së Françesk Kastratit, emigrant në Itali.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komsariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesen e shtetasit F.K. e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se : Në banesen në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigarant ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht murët dhe një pjesë e soletës.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.