Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjurmët e drogës që na çojnë te Edi Rama

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka bërë një propozim për deklasifikimin e dokumenteve sekrete të një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë ku, sipas tij, zbardhen shumë të vërteta të implikimit të krerëve të lartë të policisë me drogën. Ai pretendon se bërja publike e këtij takimi të mbajtur në presidencë, në nëntor 2016, mund të hidhte dritë mbi debatin aktual që e ka ndarë vendin në dy kampe, në ata që thonë se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për përmasat që kishte marrë trafikimi i hashashit dhe në ata që besojnë se ai është përgjegjës, pasi dinte gjithçka.

Ashtu sikurse është parë deri më tani në debatet publike, socialistët i janë shmangur kësaj kërkese duke u fshehur pas procedurave dhe rregullave të sekretit shtetëror. Ata po kërkojnë ta mbyllin në arkiva këtë pjesë të fëlliqur të mandatit të tyre të parë.

Por, pavarësisht nëse miratohet apo injorohet kjo kërkesë provokative e ish-presidentit për të kuptuar nëse Edi Rama e ka kamufluar qëllimisht trafikun e kanabisit, ka një rrugë më të thjeshtë për të arritur tek e vërteta. Nuk është nevoja as të debatohet për deklasifikimin e dokumenteve sekrete dhe as për procedurën që duhet ndjekur. Për të zbardhur këtë dilemë mjafton t’i rikthehesh arkivave publikë. Nuk është një punë që kërkon implikimin e shtetarëve dhe spiunëve, atë mund ta bëjë edhe gazetari më i thjeshtë dhe reporteri më i zakonshëm. Boll të lodhet e të shikojë, një nga një e kronologjikisht se si ka reaguar Edi Rama.

Mjafton një vështrim i shpejtë dhe në kujtesë të rikthehen deklarata dhe fakte që nga perspektiva e tanishme të duken skandaloze. Një qëmtim i këtij lloji zbulon ditën për diell se sa herë është gjendur përpara provave të pakundërshtueshme kryeministri ka ngritur alibi të stërmëdha vetëm që të mos pranojë realitetin.

Le t’i marrim me radhë.

Kur opozita lajmëroi për herë të parë se në vend kishte filluar trafiku i narkotikëve me avionë, Rama tha se ato ishin kaçatorë që po dizifektonin Shqipërinë që Saliu e kishte lënë trashëgim plot e përplot me mushkonja. Si një kloun në hall, ai i bëri këto raportime objekt anekdotash duke treguar se deri ku mund të mbërrinte imagjinata e sëmurë e paraardhësit të tij.

Por, nuk kaloi shumë dhe aeroplani i parë u rrëzua në Divjakë. Faktet ishin tronditëse. Ai qe zhdukur nga radarët dhe asnjë njeri nuk kishte lajmëruar. Pylli i gjerë ndanë plazhit ishte rrethuar me banditë të armatosur dhe policia nuk kishte pikasur gjë. Dhe më në fund avioni me Riformaton në bord, ishte i mbushur me hashash.

Është kurioze të hapësh arkivat dhe të shikosh si ka reaguar Rama pas këtij rasti flagrant. Ai u shfaq në podiumin e kryeministrisë dhe tori një teori të tërë konspirative: Si ka mundësi që avioni ra të dielën? Si ka mundësi në mesditë? Si ka mundësi në mes të plazhit ku mund ta shihnin të gjithë? Mesazhi i tij qe i qartë: dikush e kishte rrëzuar me qëllim që të nxinte imazhin e qeverisë. Dhe natyrisht këtë e kishte bërë opozita që kishte trafikuar drogë me aeroplanë gjatë pushtetit të saj dhe tani ndonjërin prej tyre mund ta komandonte të rrëzohej për arsye propagandistike.

E njëjta teknologji e vënies në punë të fabrikës së gënjeshtrës, në vend që të hetonte dhe të thellohej tek faktet u pa edhe në rastin Zagani. Kur për arsyet e veta, – idealiste apo jo, kjo sot ka fare pak rëndësi-, ky ish oficer policie foli për lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, Edi Rama sulmoi me egërsi denoncuesin.

Përsëri është e rëndësishme të kthehemi në kohë dhe të hapim arkivat filmike për të kuptuar si është sjellë kryeministri. Fillimisht ai e detyroi TV News 24 ta censuronte intervistën me dy pjesë të Zaganit. Pastaj vetëm pak ditë më pas organizoi një tubim butaforik të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”. E mbushi pallatin e kongreseve me policë dhe atyre që e dinin të gjithë se si e përdornin Habilajt komisariatin e Vlorës, se si i përdornin edhe policet si mantenuta për të shfryrë dufet e veta seksuale, u tha se trafikanti ishte denoncuesi dhe jo kushërinjtë e ministrit. Pra mesazhi ishte i qartë: Ju nuk duhet të ndiqni këtë pistë, por duhet të besoni në alibinë që po ju them unë.

E njëjta histori identike përsëritet edhe kur avioni i dytë u rrëzua në Ishëm, ku tashmë “pa e parë dhe pa e diktuar asnjeri” ishte ngritur një aerodrom klandestin. Po të shohësh reagimet e Edi Ramës në seancën parlamentare ku u dha lajmi i përmbysjes së aeroplanit të dytë, ai sot duket qesharak. Në vend që të merret me këtë skandal, me pistën që ishte ngritur nën hundën e policisë, ai kapet me Falamur Ndokën dhe me pyetjen: “Ku e dinte Flamuri që avioni qe rrëzuar”? Po ta vëzhgosh edhe më tej këtë seancë parlamentare, qëndrimet e kryeministrit janë të frikshme. Opozitarëve që e akuzojnë se po e përmbyt vendin me hashash, ai ua kthen me arrogancë: “Përgjigjen ua ka dhënë Donald Lu”. Pra që Shqipëria është 100 për qind e pastër nga kanabisi dhe qeveria ka bërë hapa kolosalë në luftën kundër drogës.

Pikërisht kësaj periudhe, fund nëntorit 2016 dhe fillim vitit 2017 i takojnë edhe anatemimet e shumta të Ramës se kush fliste për një republikë narkotrafiku vetëm gënjente. Se këto qenë shpikje të makinerisë së baltës dhe të mediave të kazanit. Propaganda e tij dhe fabrika e gënjeshtrës predikuan për këtë vite me radhë një realitet që nuk ekzistonte. Ylli Manjani u shkarkua nga ministër vetëm se tha se gjendja qe aq alarmante sa duhej futur ushtria. Lefter Koka u paralajmërua publikisht se nëse do të përsëriste të njëjtat akuza do të pësonte të njëjtin fat.

Mohimi i realitetit vazhdoi deri në fund.

Vetëm pasi krerët e antimafias në Itali u detyruan të bëjnë deklarata publike se droga që vinte nga bregu tjetër i Adriatikut qe disafishuar, vetëm pasi shtypi ndërkombëtar u bind të tregonte të vërtetën, vetëm pasi shërbimet sekrete i lanë mbi tryezë dosjen e Tahirit dhe të krerëve të policisë që u shkarkuan njëri pas tjetrit, pas katër vitesh mashtrime, Rama u detyrua të pranojë se hashashi nuk qe një shpikje imagjinare, por një betejë që duhej ta niste. Madje ai shkoi aq larg sa në fjalimin e programit të qeverisë falënderoi edhe opozitën që i kishte hapur sytë të shikonte këtë fenomen. Me këtë ai vërtetoi përfundimisht se kishte gënjyer për katër vite me radhë, i ndërgjegjshëm dhe me qëllim. Po të shikohet nga perspektiva e sotme, të gjitha alibitë e tij kanë rënë. Të gjitha mashtrimet që ka artikuluar në publik kanë zgjatur vetëm pak ditë, sepse gjithnjë i ka zhvleftësuar një fakt i dalë më vonë.

Prandaj, për të kuptuar se sa ka ditur Edi Rama për përfshirjen e njerëzve të tij më të zgjedhur në trafikun e drogës, nuk ka nevojë të bëhet debati për deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Nuk ka nevojë që ish presidenti apo pasardhësi të na zbardhin të vërteta. Këtë mund ta bëjë çdo gazetar i thjeshtë duke hapur arkivin filmike të redaksisë ku punon. Madje këtë mund ta bëjë edhe çdo qytetar i zakonshëm. Mjafton të kërkojë në You Tube me fjalët “Rama” dhe “Drogë”. Aty do të shohë se sa herë ka pasur një denoncim, kryeministri gjithnjë ka shpërthyer me anatemime për lajmësin dhe ka prodhuar një alibi për trafikantët. (Lapsi.al)

Tags: bujar nishanidrogaedi ramahabilajish-presidentiTahiri

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Ul tensionin dhe stabilizon kolesterolin, ja përzierja popullore

Ul tensionin dhe stabilizon kolesterolin, ja përzierja popullore

SHBA, një pako e dyshimtë vë në panik Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

SHBA, një pako e dyshimtë vë në panik Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Iuliano: Ne nuk jemi këtu për të komentuar fjalët e drejtuesve, në Kamëz për tre pikë

Iuliano: Ne nuk jemi këtu për të komentuar fjalët e drejtuesve, në Kamëz për tre pikë

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

by mirseda
15:12 | 11/07/2025
0

Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në afërsi të Vlorës. Ende nuk...

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

14:52 | 11/07/2025
Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Fier/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, drejtuesi shpëton pa lëndime

14:45 | 11/07/2025
Tiranë: Sekuestrohen pasuri 875 mijë € të 32-vjeçarit të arrestuar për vrasje e drogë

Tiranë: Sekuestrohen pasuri 875 mijë € të 32-vjeçarit të arrestuar për vrasje e drogë

14:31 | 11/07/2025
Shfrytëzoi të huaja për prostitucion, në kërkim tutorja spanjolle, procedohen tre të tjera

Shfrytëzoi të huaja për prostitucion, në kërkim tutorja spanjolle, procedohen tre të tjera

14:22 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com