Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Tani do të jeni të detyruar”, për çfarë e paralajmëron Luan Rama kolegun socialist?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Tani do të jeni të detyruar”, për çfarë e paralajmëron Luan Rama kolegun socialist?

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas refuzimit të kërkesës së tij për seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me mosfunksionimin e radarëve.

Këtë herë, nën kryetari i LSI-së i drejtohet kolegut të tij socialist, deputetit Pjerin Ndreu, teksa i citon nenin 33, duke iu drejtuar me fjalët:

“E pra i dashur Pjerin, unë këtë kërkova; pëlqimin e kryesisë së komisionit ose të shumicës së komisionit, pra edhe tënden, që bashkërisht të vendosnim në programin e punës së komisionit edhe seancat dëgjimore për problemet e mosfunksionimit të radarëve të monitorimit të hapësirës tonë detare, të cilin ju socrilindasit e refuzuat!”

Më tej, Luan Rama vijon teksa shkruan se “mendoja se edhe ju jeni të interesuar të mësoni se si qëndron e vërteta e mosfunksionimit të radarëve, denoncuar fillimisht prej vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por zgjodhët të më refuzoni!”

E në fund, deputeti paralajmëron teksa thotë se i vjen keq, por tashmë do të jenë të detyruar.

POSTIMI I PLOTË:

Për radarët dhe Pjerinin…

Meqenëse gjatë karrierës time profesionale e politike, respekti për të gjithë ata me të cilët kam punuar, e veçanërisht për vartësit, ka qenë një konstante e pandryshuar dhe motivues edhe për të gjithë ata, po marr shkas nga një prononcim i Pjerinit, për të sqaruar edhe një herë kërkesën time për seanca dëgjimore me disa prej drejtuesve të institucioneve të sigurisë e zbatimit të ligjit në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit tē Shqipërisë.
Meqenëse ishim në seancën e miratimit te programit të punës së komisionit, propozova të përfshihej në program edhe një cikël seancash dëgjimore me drejtuesit e institucioneve të sigurisë e zbatimit të ligjit; përkatësisht me Drejtorin e Përgjithsēm të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshēm tē Ushtrisë, Drejtorin e SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e KLSH, që komisioni të mësojë zyrtarisht prej tyre se si qëndron problemi i mosfunksionimit të radarëve!
Për oportunitet dhe luajalitet ju referova nenit 33 të rregullores së Kuvendit, pasi realisht mendova se për ushtrimin e përgjegjësisë kushtetuese të kontrollit civil dhe te transparencës ndaj qytetarëve, do të gjeja edhe dakordësinë e deputetëve të shumicës parlamentare.
Sepse neni 33 e lejon këtë mundësi, dhe unë doja që vendimi të ishte konsensual, pra që të votonte pro edhe Pjerini, të cilit po ja citoj nenin 33, i cili përkatësisht flet për organizimin e punës së komisionit dhe ku thuhet: “ Me pëlqimin e kryesisë së komisionit ose kur kjo kërkohet nga shumica e anëtarëve të komisionit, kryetari thërret për raportim ose informim para komisionit drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe publike”.
E pra i dashur Pjerin, unë këtë kërkova; pëlqimin e kryesisë së komisionit ose të shumicës së komisionit, pra edhe tënden, që bashkërisht të vendosnim në programin e punës së komisionit edhe seancat dëgjimore për problemet e mosfunksionimit të radarëve të monitorimit të hapësirës tonë detare,
të cilin ju socrilindasit e refuzuat!
E nderuara kryetare e komisionit, nuk e pranoi kerkesën time dhe me referoi nenin 36 të rregullores, që jo vetëm si rend kronologjik, por edhe si rend logjik vjen pas nenit 33.
Për ta bërë më të thjeshtë krahasimin, po citoj edhe nenin 36: “Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”.
Nuk besoj se ka ndonjë njeri që ve në punë arsyetimin logjik që të mos kuptojë diferencën mes nenit 33 dhe nenit 36.
Unë ju referova nenit 33 që edhe deputetët e shumicës të bëheshin pjesë në mënyrë konsensuale në kërkesën për seancat dëgjimore!
Ndërkohë, kryetarja me referoi nenin 36, i cili e detyron komisionin të realizojë seancat dëgjimore edhe pa vullnetin e shumicës, mjafton një kërkesë e motivuar e nënshkruar nga një e treta e deputetëve anëtarë të komisionit! 
Thënë më qartë, tani jo vetëm për Pjerinin; nuk doja të ishit të detyruar, por ju ftova të ishit bashkëpunues e konsensualë, sepse realisht mendoja se edhe ju jeni të interesuar të mësoni se si qëndron e vërteta e mosfunksionimit të radarëve, denoncuar fillimisht prej vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Zgjodhët të më refuzoni!
Më vjen keq për ju, po tani do të jeni të detyruar!

Tags: "radarët"kolegunlsiluan ramaparalajmeron

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Goditi gruan me çekiç në kokë, flet motra e Besnikut: E donte shumë Linën. Ja pse ndodhi ngjarja

Goditi gruan me çekiç në kokë, flet motra e Besnikut: E donte shumë Linën. Ja pse ndodhi ngjarja

Durrës, arrestohet “mashtruesi” i shpallur në kërkim

Nën hetim prej disa muajsh, arrestohet punonjësi i policisë në Durrës (emri)

Publikohet dokumenti/ Surinami anulon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Prishtina përgënjeshtron

Publikohet dokumenti/ Surinami anulon njohjen e pavarësisë së Kosovës, Prishtina përgënjeshtron







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara
Bota

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

by mirseda
09:23 | 11/10/2025
0

Mijëra palestinezë të zhvendosur ecën mbi shkretëtirat e Gazës për t’u kthyer në rrënojat e shtëpive të...

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com