Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga shteti italian, është kapur sot në Vlorë.
Konkretisht, në pranga ka rënë shtetasi Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “’Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzim prostitucioni”.
Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.