Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Provat e reja të antimafias italiane, fundi i Ramës dhe Tahirit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat theksoi se kryeministri Rama po mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri pasi është i përfshirë direkt edhe vetë në trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Ai vuri në dukje se midis Ramës dhe Tahirit ka një pakt mafioz. Ndërsa në Shqipëri dominon krimi dhe narkoshteti.

Ai bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga kërcënimet që po u bën prokurorëve, ndërsa theksoi se asnjë sulm i tillë nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën nga drejtësia. TIRANA TODAY

 

Deklarata për mediat e Bashës:  

Për 4 vite opozita ka denoncuar me fakte se trafiku i drogës dhe kanabizimi  i vendit është bërë me lejen, mbrojtjen dhe për përfitimin pasuror dhe politik të Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe eksponentëve të lartë të PS.

Për 4 vite, Edi Rama ka bllokuar çdo hetim. Ai vetë me zë dhe me figurë i ka kërcënuar, transferuar, hequr nga puna dhe burgosur oficerët si Dritan Zagani. I ka quajtur ata kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë, Habilajt me shokë bënin trafik droge dhe armësh  të ndihmuar nga Tahiri dhe kupola e korruptuar e Policisë.

Tani prej 4 ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka paraqitur prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga banda Habilaj e  ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.

Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe gjithë botës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, dhe se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.

A nuk është provë fakti që makina e ministrit përdorej nga trafikantët të cilët kanë udhëtuar në Itali me makinën e ministrit, ndërkohë që ajo ishte e regjistruar në emër të tij?

A nuk janë prova plantacionet e drogës dhe magazinat e drogës që mbroheshin nga policët e korruptuar të cilët, figurojnë në këto përgjime se ngarkonin thasët e drogës në gomone?

 A nuk është provë se krimi kishte kontroll edhe tek dhoma e radarëve nga ku policët e korruptuar i drejtonin se kur dhe ku e si ti dërgonin skafet për në Itali?

 A nuk është provë  kur sheh sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit, dhe se si, atij i paguhen 30 mijë euro për një shërbim?  Se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj por i duhen 20 milionë për fushatë? Kush ka sy në ballë dhe mend në kokë e kupton se faktet dhe provat janë të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e prokurorisë. Vetëm ata që tremben nga këto fakte dhe prova të mbledhura nga antimafia italiane, bëjnë sikur nuk kuptojnë.

 Edhe përballë këtyre fakteve dhe provave, Edi Rama mohon atë që e ka marrë vesh e gjithë bota: se Saimir Tahiri është kapur në flagrancë si bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.

Arsyeja pse Edi Rama mohon këtë që di e gjithë bota, është e thjeshtë dhe e kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas çdo Habilaj, është ai pas çdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë. Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.

As krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin e nuk janë bërë, pa dijeninë, bekimin, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja se pse, në vend që t’i hapin rrugën drejtësisë, Edi Rama po mbron Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po i bën gjyqin prokurorisë dhe drejtësisë. Kjo është arsyeja pse sot një i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion, kërcënon prokurorët duke ju thënë unë trafikoj drogë, e vë shtetin në shërbim të krimit të organizuar, dhe ju nuk më bëni dot gjë. Sepse Tahiri dhe Habilajt janë shteti dhe ligji i Edi Ramës.

 Në narkoshtetin e Edi Ramës ka dy drejtësi: Një për qytetarët e thjeshtë, të cilët arrestohen për një faturë dritash, ju prishen shtëpitë me ruspa paligjshmërisht, dhe një drejtësi tjetër për Saimir Tahirin dhe pushtetarë të tjerë që janë të paprekshëm dhe nuk mund t’u afrohesh dot as tek makina edhe kur kryejnë krime të rënda. Beteja e sotme nuk është për Sajmir Tahirin.

 Po, Edi Rama do që Saimir Tahirit të mos ndalohet, të mos i kontrollohen shtëpitë, të mos i kontrollohen pronat, të mos i kontrollohen makinat, të mos i kontrollohen paratë.

Do që Saimir Tahiri të lihet i lirë që të zhdukë provat, të manipulojë drejtësinë, të kërcënojë dëshmitarët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit.

Por mbi të gjitha, kjo është pjesë e një pakti mafioz mes Ramës dhe Tahirit për të mbrojtur të gjithë këtë kupolë mafioze, Ramën dhe ministra të tjerë e kryebashkiakë të tjerë të kapur në flagrancë me fakte dhe prova, përgjime dhe foto nga partnerët, si bashkëpunëtorë të krimit të organizuar të trafikut të drogës. Edi Rama e di se ai dhe qeveria e tij janë të vdekur politikisht. Para shqiptarëve dhe para syve të gjithë botës ata janë faktuar si të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Nga paniku Edi Rama ka urdhëruar anti-mitingje me sharës dhe delinkuentë për të bërë presion bëjnë presion prokurorëve. Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, i bëj thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga presioni rrugaçëror ndaj drejtësisë. E ka kot. As mbrojtja ndaj Tahirit, as paktet mafioze me të dhe ministrat e tjerë të kapur në flagrancë, as sharjet dhe sulmet ndaj opozitës dhe medias së pa kapur, nuk do ta shpëtojnë dot nga e vërteta, nga drejtësia dhe llogaria para qytetarëve. TIRANA TODAY

Tags: antimafiasbashae rejafundiitalianekercenonProkurorëtprovatRamës

TË LIDHURA

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE
Aktualitet

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”
Aktualitet

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025
Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin
Aktualitet

Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin

21:33 | 30/05/2025
Next Post
Rama, Bashës: Unë nuk vuaj për karrige si ti

Rama, Bashës: Unë nuk vuaj për karrige si ti

Marc Marquez “pole” në Australi, shans i mirë për tu shkëputur i vetëm

Marc Marquez “pole” në Australi, shans i mirë për tu shkëputur i vetëm

Basha, Ramës: Ja kush është shteti që ti drejton

Basha, Ramës: Ja kush është shteti që ti drejton

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com