Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha, Ramës: Tani dole zbuluar, se ka më fajin opozita

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Fitorja e Bashës, vjen dorëheqja e parë nga kryesia e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat e ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkon dorëheqjen e tij. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se skandali i ish-ministrit Tahiri ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta të Opozitës dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajën të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.

Gjithashtu, Basha shkruan se shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.

 

PESHKU I MADH DHE….I MADHI FARE
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përsëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.
Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar.
Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.
Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Evropës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.
Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.
Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta te Opozitës dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajën të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.
Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas çdo habili, është ai pas çdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.
Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.
Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.

Tags: bashadoleFajinopozitaRamësse ka mëTanizbuluar

TË LIDHURA

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin
Aktualitet

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Next Post
Mediat serbe “Fake news” për Shqipërinë

Mediat serbe “Fake news” për Shqipërinë

21 foto mahnitëse që na tregojnë botën përtej photoshopit

21 foto mahnitëse që na tregojnë botën përtej photoshopit

Doktoraturat në infermieri jashtë çdo kriteri ligjor, ja “pazaret”

Doktoraturat në infermieri jashtë çdo kriteri ligjor, ja “pazaret”







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

by mirseda
17:09 | 24/12/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj...

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com