Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Italia dërgon dosjen/ Policia e Shtetit dhe Tahiri të implikuar në trafikun e drogës, nisin hetimet

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Italia dërgon dosjen/ Policia e Shtetit dhe Tahiri të implikuar në trafikun e drogës, nisin hetimet

Prokuroria italiane i dërgon prokurorisë tonë listën me 30 punonjës të policisë shqiptare që janë të implikuar në trafikun e drogës që drejtonin grupi i Habilajve. Sipas burimeve për Tirana Today të janë në hetim drejtues dhe efektive të policisë shqiptare që kanë mbështetur dhe favorizuar grupin e Habilajve për trafikun e drogës, në mes tyre është dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu nën hetim janë dhe familjarët e Habilajve në Vlorë që kanë mbështetur dhe favorizuar grupin e Habilajve për trafikun e drogës

Ka të dhëna të mjaftueshme se 30 personat që janë nën hetim kanë bashkëpunuar me grupin kriminal te Habilajve në trafikun e drogës, apo që kanë favorizuar këtë grup. Sipas burimeve tona shumë shpejt mund të ketë edhe arrestime. Mësohet se këta emra janë evidentuar nga autoritetet italiane të hetimit dhe i janë përcjellë palës shqiptare. Burimet saktësojnë se mes këtyre emrave ka drejtues të larte në policinë e Vlorës, atë të Fierit, të Delta Force dhe të policisë kufitare në Portin e Vlorës. Bëhet fjalë për persona që kanë drejtuar në këto sektorë që nga viti 2013 dhe deri pak dite më parë kur autoritetet  italiane mbyllën hetimet paraprake për grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj dhe kryen arrestimet.

Përgjimi i Moisi Habilaj dhe pjesës tjetër të grupit, të arrestuar pak ditë më parë me urdhër  të prokurorisë së Katanias, kishte nisur paralelisht në të dy shtetet, Italian dhe atë shqiptar,  por në të dy rastet nga pala italiane.

Një pjesë e këtyre përgjimeve të cilat ndodhen në dosjen voluminoze prej 416 faqesh, të hetimit nga autoritete italiane,  ishin realizuar edhe në qytetin e Vlorës. Pala Italiane ka qenë totalisht kundër që survejimet, përgjimet dhe filmimet ti kryenin homologët e tyre Shqiptare. Ky vendim ishte marrë pasi, autoritetet përtej Adriatikut i frikësoheshin një dekonspirimi të mundshëm që mund të bënin drejtues të caktuar të policisë së shtetit.

Rasti konkret lidhet me Moisi Habilaj ku, në përgjimet e bisedave te tij me Sabaudin Çelaj përmendet edhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, si i afërm e Habilajve. Burime nga grupi hetimor saktësojnë se, autoritetet italiane kanë përgjuar për më shumë se një vit në territorin Shqiptar, ku kishin dërguan oficerë të interforcës. Sipas dosjes që përmban dhe këto përgjime Në 14 tetor të 2013, Moisi Habilaj ishte përgjuar në afër banesës së tij në qytetin bregdetar, shkruan ABCnews. Moisiu flet me zë të ulët me një shtetase me emrin Romina dhe biseda ishte regjistruar gjatë kohës kur ata po bënin xhiro afër spitalit të qytetit të Vlorës. Ndërsa një tjetër përgjim ishte kryer një ditë më vonë ndërmjet Maridian Sulaj dhe Sabaudin Çelaj. Ata flasin me mesazhe ndërmjet tyre, teksa përgjimet janë kryer përsëri në territorin shqiptar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar, në bazë të ligjit Antimafia.

Po sipas këtyre burimeve, hetimi pasuror nisi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në trafikun e drogës.

Tags: dërgondosjene drogëshetimetimplikuarItalianë trafikunnisinPolicia e ShtetitTahiri

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
Teknologjia e ndërtimit të qyteteve, ja projekti spektakolar i Google

Teknologjia e ndërtimit të qyteteve, ja projekti spektakolar i Google

Ylli i NBA thyen këmbën, shpërthejnë të gjithë në lot (Video)

Ylli i NBA thyen këmbën, shpërthejnë të gjithë në lot (Video)

Rama: Fronti i ri opozitar i strukur në çadër të vjetër

Rama: Fronti i ri opozitar i strukur në çadër të vjetër

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com