Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ahmetaj: Taksimi i biznesit të vogël nuk rrit çmimet, ja kush përjashtohet

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ahmetaj: Taksimi i biznesit të vogël nuk rrit çmimet, ja kush përjashtohet

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se futja e biznesit të vogël në skemën e pagesës së TVSH nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Sipas Ahmetajt, çmimet i përcakton tregu, ndërkohë që procesi taksimit të biznesit të vogël do të strukturojë kontrollin ndaj bizneseve të mëdha me qëllim evitimin e evazionit fiskal.

Ahmetaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të 100 bizneseve të vogla në ambientet e kryeministrisë, ku tha:

“Qëllimi është të mos lejojmë biznesin e madh që të mos raportojë të ardhurat. Nuk do të ketë rritje çmimesh, pasi nuk ndikon TVSH-ja, por ato i vendos tregu. Në konkurrencën e drejtë, çmimet reflektojnë të gjitha kostot qoftë ato administrative apo edhe ato fiskale. Çmimet kanë ndjekur rritjen dhe uljen e tyre normale me inflacion 1.5 deri në 2 përqind”.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Ahmetaj përmendi kategoritë që përjashtohen nga skema e TVSH-së:

“Ambulantët do të jenë të përjashtuar nga TVSH. Ai që shet fruta-perime nuk është pjesë e detyrimit. Ne jemi fokusuar tek biznesi i madh. Do të jemi sërish këtu pas disa muajsh për të parë se çmimet nuk u rritën dhe kostoja nuk u rrit.

Fermerët e formalizuar që janë rreth 30 mijë fermerë të pajisur me NIPT që funksionojnë me shitje tek shumica, u rimbursohet TVSH-ja dhe nuk do të kenë detyrim të jenë pjesë e deklarimeve të tjera”.

Ahmetaj theksoi “po thjeshtëzojmë proceduarat për dokumentet që duhen dhe nuk do keni nevojë për të paraqitur 6 tipologji. Sot deklarimi i të dhënave është mekanizëm i detyruar dhe mund të bëhet online. Ky detyrim është për të gjithë ata persona që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë”.

Biznesi i vogël,  vijoi ai, që i referohet zejtarisë, berberëve, këpucarëve, ata që shesin fruta perime do jenë të përjashtuar nga taksimi i TVSH. “Gjithashtu edhe ata që janë ambulantë nuk do përfshihen në skemën e TVSH. Ne jemi fokusuar tek biznesi i madh”, tha Ahmetaj.

Ministri foli edhe një herë për shmangien e dokumenteve të shumta për biznesin:

“Do të shmangen një numër i madh dokumentesh, nuk do të paraqiten 6 tipologji dokumentesh në zyrat e administratës tatimore, gjë që ua bën më të lehtë procedurat sipërmarrjes.”

Tags: Arben Ahmetajbiznesi i vogeltaksimiTVSH

TË LIDHURA

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori
Ekonomi

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Next Post
Zyrtare/ Turqia kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

Zyrtare/ Turqia kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e nëntorit

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe

Kombëtarja e femrave/ Grima: Ndeshje të vështira, duhet ti largohemi fundit

Kombëtarja e femrave/ Grima: Ndeshje të vështira, duhet ti largohemi fundit







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

by mirseda
10:56 | 04/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër-Lezhë ka ekzekutuar sot masat e sigurisë për një punonjës policie...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

09:57 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com