Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kryemadhi: T’i japim fund narkoshtetit të Edi Ramës; Të protestojnë qytetarët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kryemadhi: T’i japim fund narkoshtetit të Edi Ramës; Të protestojnë qytetarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi theksoi pas tryezës së Frontit opozitar (PD+LSI dhe partitë e tjera opozitare) se i duhet dhënë fund shtetit banditesk të kryeministrit Rama, nisur nga skandali i ditëve të fundit, ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, del i përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi saktësoi se tashmë opozita është bërë në një front për të dërguar në shtëpi Edi Ramën, pasi qytetarët po ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga bandat dhe shtetit i kapur prej tyre.

“Qytetarët shqiptarë gjenden të kërcënuar nga bandat. Tryeza ishte një sinjal shumë i mirë për të gjithë qytetarët dhe opinionin publik. Ky front do të nisë të gjithë angazhimin e tij për të pasur një aksion politik dhe një luftë ndaj narkoshtetit që përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Të gjitha partitë janë të shqetësuara për situatën që po kalon vendi. Inkriminimi i çdo strukture shtetit, i policisë, inkriminimi i njerëzve, njerëzit nuk kanë më besim dhe kjo ka inkriminuar edhe vetë besimin e qytetarëve ndaj shtetit”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse aksioni opozitar do të përmbajë në agjendën e tij edhe protestat kryetarja e LSI-së ia adresoi këtë përgjegjësi qytetarëve, të cilës sipas saj, duhet ta ndiejnë si detyrim pë të protestuar kundër qeverisë së kapur nga krimi.  Kryemadhi la të kuptohet se opozita ende nuk është e përgatitur për të zhvilluar protesta masive ndaj përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës. Megjithatë, sipas saj, ka ardhur koha për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar.

“Kjo është një kambanë jo vetëm për klasën politike, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo ishte tryeza e parë, e cila do të pasohet nga të tjera. Ngjarjet e fundit treguan ato që kemi artikuluar prej kohësh. Ashtu si opozita, ashtu si edhe ne, kemi arritur në një pikë të përbashkët. Tani sa i përket protestave, ato vijnë nga populli. Janë qytetarët që ta ndiejë së brendshmi protestën. Ndërsa ky do të jetë fronti më inspirues në Shqipëri, pasi e kemi mundësinë që të gjithë së bashku për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të stërzgjatur. Ka ardhur momenti që të bëjmë një gjë të mirë për Shqipërinë”, përfundoi Kryemadhi.   

Tags: Edi RamësfundjapimKryemadhinarkoshtetitqytetarettë protestojnë

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Ylli Baka në dosjen “Habilaj”, flet këngëtari: Çfarë më lidh me trafikantët

Ylli Baka në dosjen “Habilaj”, flet këngëtari: Çfarë më lidh me trafikantët

VIDEO/ Kapen në Durrës dy persona në kërkim ndërkombëtar, ja emrat

VIDEO/ Kapen në Durrës dy persona në kërkim ndërkombëtar, ja emrat

Krimi “pushton” vendin, 110 vepra penale shënohen çdo ditë në Shqipëri

Krimi “pushton” vendin, 110 vepra penale shënohen çdo ditë në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com