Drama e përfaqësueses së Kilit u konsumua në aktin e fundit të fazës eliminatore të grupit amerikano-jugor, nga ku kualifikoheshin katër ekipe për në Botërorin Rusia 2018, plus një tjetër ekip nëpërmjet play-off. Por kilenët, të mundur nga Brazili kanë mbetur në shtëpi duke mos siguruar dot biletat për në Rusi.
“La Roja” duhet t’i thotë lamtumirë kompeticionit më madhor futbollistik, pas disfatës 3-0 ndaj yjeve të Brazilit, duke bërë që në rrjet të shndërrohet në virale një parodi fantastike, në të cilën futbollistët e përfaqësueses së Kilit krahasohen me pasagjerët e Titanic. Video është publikuar nga rivalët e Peru.