Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja cili është premtimi që bëjnë të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja cili është premtimi që bëjnë të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale

Hapja e vendeve të reja të punës mbetet njëri prej premtimeve kryesore edhe gjatë fushatës aktuale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë.

Ekspertë të ekonomisë pohojnë se kandidatët për kryetarë të komunave po e shfrytëzojnë situatën e përgjithshme ekonomike dhe po kërkojnë vota në këmbim të vendeve të punës.

Por, bazuar në të dhënat zyrtare për shkallën e papunësisë, pastaj në trendet aktuale të zhvillimit ekonomik dhe situatën e rëndë në sektorin privat, sipas tyre, lë pak hapësirë që këto premtime të përmbushen.

Në takime më qytetarët, shumica e kandidatëve për kryetarë të komunave po premtojnë shifra të ndryshme për hapjen e vendeve të reja të punës, duke filluar nga tre mijë deri në 30 mijë vende të reja pune për komuna të caktuara gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.

Papunësia paraqitet problem kryesorë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Kështu thuhet edhe në një raport të publikuar nga Organizata joqeveritare Forumi për Iniciativa Qytetare, e njohur me shkurtesën FIQ.

Merita Mustafa, zhvilluese e programeve në këtë organizatë, tha për Radion Evropa e Lirë se në shumicën e komunave, qytetarët e kanë potencuar si çështje kryesore mungesën e vendeve të punës dhe projekteve zhvillimore. Një gjendje e tillë, theksohet në raport, inkurajon familjet, e sidomos të rinjtë që ta lëshojnë vendin duke lëvizur nga viset rurale për në kryeqytetin e Kosovës, apo edhe deri në shtetet evropiane nëpërmjet emigracionit ilegal.

“Problemi që ka kryesuar këtu, ka qenë gjithmonë papunësia, që dihet se shkaktohet nga shumë faktorë në vend. Mirëpo e kemi vërejtur se ka munguar iniciativa dhe vizioni i komunave për të zvogëluar shkallën e papunësisë”, thotë Mustafa.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa thotë se kandidatët për kryetarë para se të premtojnë punësim masiv gjatë fushatave zgjedhore duhet të deklarojnë burimet e financimit dhe sektorët ku mund të punësohen qytetarët.

 “Unë mendoj se për shifrat të cilat po paraqiten vërehet se nuk ka ndonjë analizë të mirëfilltë për t’u dukur më serioz. E vërteta qëndron se nuk ka ofrohet ndonjë analizë që mbështetë këto premtime. Sepse krijimi i vendeve të reja të punës kërkon edhe një kosto shtesë që duhet të mbështetet ose nga investimet private ose nga politikat publike”, thotë Musa.

Premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës i marrin me rezerva edhe vet qytetarët. Ata i konsiderojnë ato, premtime absurde dhe të parealizueshme.

Agim Jashari nga Prishtina thotë se nuk u beson premtimeve të asnjë kandidati të partive politike sa i përket punësimit. Praktikat e deritashme, sipas tij, kanë treguar se pas marrjes së pushtetit, të gjitha premtimet bien në harresë.

 “Nuk i besoj asnjë partie politike. Ata punojnë vetëm për vete, jo për qytetarët. Vazhdimisht premtojnë hapjen e vendeve të reja të punës, por asnjëherë nuk realizohen”, tha Jashari.

Edhe një qytetare tjetër nga Prishtina, Hana Berisha, i merr shumë me rezerva premtimet në fushatë.

“Në Kosovë nuk ka ndërmarrje të mëdha ku mund të punësohen të papunët. Problem është rinia, përfundojnë studimet dhe mbesin rrugëve. Lutem që këto premtime të realizohen, por nuk besoj”, thotë Berisha.

Ndryshe, eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, konsideron se me politika dhe vendime më të favorshme, mund të ndikohet në një masë në krijimin e vendeve të reja të punës.

“Ajo që mund të ndikohet është krijimi i disa zonave industriale, duke stimuluar krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorë të ndryshëm, apo edhe duke formuar zona të ndryshme afariste, të cilat mund të stimulojnë në turizmin rural, pastaj duke investuar edhe në bujqësi”, ka thënë Musa.

Ndërkaq, Merita Mustafa, vlerëson se shkalla e papunësisë mund të ulet nëse ekziston vullneti dhe dëshira e nivelit komunal, por më ndihmën e nivelit qendror.

“Duke ofruar hapësira komunale për biznese më çmime të ulëta, pastaj ulja e taksave edhe projekte tjera që kanë të bëjnë më punësimin e të rinjve. Pra, gjithmonë komuna nëse ka kreativitet dhe ka kuadro brenda, mund të ndihmojnë në uljen e papunësisë”, thotë Mustafa.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e përgjithshme e papunësisë është 30.6 për qind, kurse shkalla e papunësisë te të rinjtë është 60 për qind.

Tags: kandidatetlokalemaqedonipapunësiapremtimZgjedhjet

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Franca kundër pavarësisë së Katalonjës

Franca kundër pavarësisë së Katalonjës

Pas “suksesit” me Spanjën, mos prisni bujari nga Italia!

Pas “suksesit” me Spanjën, mos prisni bujari nga Italia!

Lubonja: Diplomatëve të huaj nuk u intereson demokracia shqiptare

A e di Donald Lu se ka të bëjë me një shtet të kapur nga mafia ?

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit
Politikë

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

by mirseda
16:22 | 10/07/2025
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e...

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

16:20 | 10/07/2025
Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Rrëzohet nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

15:39 | 10/07/2025
Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025
Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com