Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Ja cilën lugë duhet të përdorni për mjaltin

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Ja cilën lugë duhet të përdorni për mjaltin

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse tek mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin. Madje këto metale mund të prodhojnë edhe disa kripëra toksike të dëmshme. Ndaj ata janë kundër përdorimit të lugëve metalike për mjaltin. Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shijes apo transferimi i substancave të padëshiruara metalike.

Ky paralajmërim i beftë ngjall habi për vetë faktin se shumica e bletërritësve përdorin mjete inoksi. Kjo që do të thotë se kontakti minimal mes mjaltit dhe lugëve metalike ka shumë pak gjasa të shkaktojë probleme. Mjetet metalike të përftimit të mjaltit nga bletërritësit janë të inoksiduara prandaj problemi nuk ekziston në prodhim.

Të gjithë mund të biem dakord se lugët e drurit janë më të mirat në kuzhinë, por ngrënia e mjaltit me një lugë inoksi, porcelani, qeramike apo plastike nuk duhet t’ju shqetësojë. Megjithatë, jo të gjitha mjetet e kuzhinës janë inoksi ndaj nëse në etiketën e tyre nuk lexohet një gjë e tillë, atëherë më mirë mos e përdorni për mjaltin.

Nëse keni lugë ose pirunj, sipërfaqja e të cilave ka çarje dhe gërvishjte, këto nuk duhet t’i përdorni për mjaltin, madje për asnjë ushqim tjetër. Të vetmet metale të cilët nuk kanë asnjë lloj problemi me mjaltin janë ari dhe argjendi i pastër. Nëse pjesa e pasme e dorezës së lugëve, pirunjve dhe thikave tuaja shkruan ‘Stainless Steel’ tregon se metali i përdorur është material inoksi.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të tregojmë kujdes është mënyra se si duhet ruajtur mjalti. Mjalti duhet ruajtur në kavanozë qelqi të mbyllur mirë ose plastikë të një cilësie të lartë. Kavanozët duhen mbajtur në një vend të errët dhe larg dritës së diellit. Moti i ftohtë dhe ruajtja në kushte frigoriferike mund ta kristalizojë dhe forcojë mjaltin. Rrjedhimisht kjo mënyrë ruajtje mund të shkaktojë humbjen e shijes dhe errësim të ngjyrës.

Klima e ngrohtë dhe kushtet e ambientit ku e ruani mjaltin mund të kenë ndikim të ndjeshëm në ngjyrën e tij. Mjalti mund të marrë një ngjyrë më të errët dhe mund të bëhet më i hollë, duke u rikthyer në gjendjen fillestare të lëngut. Mjalti që forcohet mund të kthehet në gjendjen e mëparshme duke e futur në një enë me ujë të ngrohtë. Por duhet të siguroheni që temperatura e ujit të mos i kalojë 35-37 Gradë Celsius. Parimisht, mjalti duhet ngrohur që të zbutet dhe ftohur që të trashet.

Një tjetër këshillë ka të bëjë me ruajtjen e mjaltit në kuzhinë. Mos e vendosni në dritare, pranë sobës ose në raftet sipër vendit të gatimit. Kjo për faktin se temperaturat e larta e zhveshin mjaltin nga shija karakteristike.

Kristalizimi i mjaltit është një proçes natyral dhe nuk ka ndikim në cilësinë e mjaltit.

Ai vazhdon të jetë i ngrënshëm. Mjalti me bazë nga disa lule ka tendencën të kristalizohet më shpejt se mjalti i gështenjës apo i disa luleve të tjera. Disa konsumatorë madje e preferojnë të kristalizuar pasi është më e lehtë që të lyejë bukën apo biskotat.

Mjalti i akacias kristalizohet ngadalë për pothuajse tre vjet sepse ka një nivel të lartë fruktoze. Mjali i lules së diellit kristalizohet në vetëm 20 ditë. Mënyrat për shijimin e mjaltit janë shkrirja në gojë, ose në ujë. Mos harroni që mjalti humbet vlerat mjekësore në temperatura që arrijnë 42 °C, ndaj mos e tresni në pije të nxehta./AgroWeb.org

Tags: duhetlugëmjaltintë përdorni

TË LIDHURA

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale
Kuriozitete

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

18:15 | 26/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
Next Post
Rruga drejt fundit e Angela Merkel

Ja para kujt do të japë llogari nesër Angela Merkel

Mbylen pjesët e para, ja situata në grupe me këto rezultate

Mbylen pjesët e para, ja situata në grupe me këto rezultate

Uragani Maria godet Porto Rikon

Uragani "Nate" pranë SHBA-ve

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit
Bota

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

by mirseda
21:53 | 29/07/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shpreson që takimi i tij me presidentin kinez Xi Jinping...

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025
Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re

Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re

20:42 | 29/07/2025
Spanjë, zjarri masiv djeg 500 hektarë pyje

Spanjë, zjarri masiv djeg 500 hektarë pyje

19:58 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com