Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë e saj, në të cilën do të bëhen të ditur edhe emrat e zëvendësministrave të kabinetit “Rama 2”. Kryeministri Rama do të bëjë të ditur të gjitha emrat e zëvendësministrave sipas ministrive përkatëse të kabinetit qeveritar. Ndërsa tek Ministria e Bujqësisë, pasi mund të ketë 3 zëvendësministra. Një nga emrat që përfliten për postin e zëvendësministres është edhe ai i Besa Spahos. Ndërsa, Artemis Dralo pritet të jetë zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Ministria e Energjetikës besohet të ketë 4 zv/ministra ndërsa ajo e Ekonomisë tre, mes të cilëve rikonfirmohet Ervin Mete. Ndërsa Rovena Voda, e cila është emëruar në maj të këtij viti zv/ministre e Punëve të Brendshme, do vijojë të qëndrojë sërish edhe tani që ministër është emëruar Fatmir Xhafaj. Ndër ministritë që do të kenë një numër mbi 2 zëvendësministra është edhe ajo Brendshme, në të cilën pritet të jenë katër zëvendësministra që do të jenë pjesë e kësaj ministrie.