Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zgjedhjet lokale/ Shqiptarët orientohen drejt partive maqedonase

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zgjedhjet lokale/ Shqiptarët orientohen drejt partive maqedonase

Partitë politike maqedonase kanë hyrë në garë tashme për të fituar votat e elektoratit shqiptar për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Në këto zgjedhje, risi paraqet partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe shquhet për idetë nacionaliste në garën për të fituar qytetin e Shkupit, ku ka premtuar se nëse fiton kandidati i kësaj partie Koce Trajanovski edhe një mandat, do të vendoset për herë të parë zëvendëskryetar të Shkupit një shqiptar.

Koce Trajanovski kërkon të bëhet kryetar i qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë. Ai është shfaqur në bilbordet e qytetit bashkë me Muhamet Ahmetin, kandidat për këshilltar në listën e OBRM-PDUKM-së, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për zëvendëskryetar të qytetit të Shkupit, nën sloganin e shkruar shqip: “Fillon epokë e re në Shkup”.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se qytetarët shqiptarë vështirë se do t’i besojnë OBRM-PDUKM-së:

“OBRM-PDUKM si parti ishte ajo e cila tërë kohën ka kundërshtuar shumë çështje që prekin interesat e qytetarëve shqiptarë dhe tani përnjëherësh në fushatë zgjedhore del me idenë duke promovuar një epokë të re edhe për shqiptarët , kjo tek qytetarët më nuk kalon.

Për çështje të ndjeshme, që kanë të bëjnë me raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk mund të veprohet në bazë të interesave të politikës ditore. Si e para, OBRM-PDUKM duhet të reformohet si parti, që të fillojnë t’i besojnë fillimisht maqedonasit dhe pastaj shqiptarët”, thotë Nikolla Dujovski, ligjërues i shkencave politike në Shkup.

Nga ana tjetër, kreu i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në Shkup, është shprehur se elektorati shqiptar është drejtuar nga partitë maqedonase si rrjedhojë e dështimit të partive shqiptare, por pavarësisht dështimeve ky orientim paraqet rrezik për artikulimin e kërkesave të shqiptarëve.

“Nuk duhet të harrojnë shqiptarët se në këtë shtet ende trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, si qiraxhinj në shtëpinë e vet, me status të pakicës kombëtare. Ky fakt nuk i jep komoditetin askujt të bëjë eksperimente me çështjen kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, sepse vetvetiu pas vetes bart rreziqe të tjera, për shfaqjen e tendencave për ndarjen e Maqedonisë, copëtimin e saj mes shteteve fqinje dhe zhbërjen përfundimtare të këtij shteti”, thotë Mehmeti, raporton Telegrafi.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, në zgjedhjet e kaluara parlamentare arriti të sigurojë një numër të konsiderueshëm të votave në vendbanimet e banuara kryesisht me shqiptarë.

Kjo parti në zgjedhjet lokale të 15 tetorit garon me një kandidat shqiptar në komunën e Haraçinës së Shkupit, ndërkohë që në komunat e tjera shqiptare ka ftuar elektoratin e saj të mbështesë kandidatët e BDI-së si partner koalicioni, dhe në këmbim pret që votat e elektoratit të BDI-së të orientohen në kandidatin e socialdemokratëve për qytetin e Shkupit.

Tags: maqedonipartite maqedonaseshqiptaretZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

Një porosi në vend të rikujtimit

Një porosi në vend të rikujtimit

Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor

Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…
Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

by mirseda
21:38 | 12/10/2025
0

Sipas të dhënave fillestare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe,...

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com