Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ylli Gurra: Qarqe të caktuara duan të përçajnë shqiptarët duke goditur figurën e Skënderbeut

8 vjet ago
in Të Gjitha
Përplasja e 25 qershorit-Myftiu i Tiranës, thirrje politikës për qetësi e maturi

Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka folur për ekstremizmin e dhunshëm dhe përpjekjet që po bëhen nga bashkësia islame për të mos lejuar shfaqje të ekstremizmit. Gjithashtu ai është pyetur edhe për çështjen e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ylli Gurra tha se ka individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos kenë mundësi të bashkohen.

INTERVISTA:
Ekstremizmi i dhunshëm është një nga sfidat e reja që janë shfaqur në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Sa rrezikohet Shqipëria nga kjo formë e shtrembëruar e islamit dhe çfarë përpjekjesh bëhen nga vetë Bashkësia Islame për të mos lejuar shfaqjet e ekstremizmit në vend? Kemi sot të ftuar në studio Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Mirësevini në studion e Zërit të Amerikës, zoti Gurra.

Faleminderit që më jepni mundësinë që nga kjo tribunë e lirisë për mëse 7 dekada të përcjell për të gjithë shqiptarët edhe një mesazh tonin për temën që ju prekët.

Zoti Gurra, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është një përparësi e administratës amerikane. Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Uashington?

Dëshiroj të ndaj me ju dhe me gjithë qytetarët shqiptarë, që na ndjekin përmes Zërit të Amerikës, që i ftuar nga departamenti i religjioneve nga gazeta “Uashington Post” gjendem këtu për të ndarë përshtypjet, mesazhet dhe për të përçuar mënyrën se si ekziston, si menaxhon dhe se si është situata e fesë në Shqipëri, kryesisht e myslimanëve, dhe përpjekjet që bën Komuniteti Musliman i Shqipërisë, si institucioni zyrtar për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm apo shfaqjen dhe shprehinë, apo tendencat për radikalizëm dhe për një ekstremizëm të tillë në raport me vetveten si muslimanë, në raport me shoqërinë shqiptare dhe në raport me zhvillimin shoqëror të Shqipërisë.

A ka në Shqipëri prirje të hapura apo të kamufluara për ekstremizëm të dhunshëm, që janë një shtrembërim i islamit?

E vërteta është ajo që thatë dhe cituat ju. Në brendinë e tyre fetë qiellore, përfshirë edhe Islamin nuk kanë aspak, nuk ushqejnë aspak, nuk përcjellin aspak, nuk kërkojnë aspak nga ndjekësit, nga idhtarët apo nga besimtarët e besimtaret përçimin e dhunës apo lançimin e saj. Përkundrazi. Të gjithë librat qiellorë, përfshirë edhe Kuranin, përçojnë dhe kanë kusht kryesor përcjelljen e paqes dhe përmes rrugëve të paqes dhe vizionet më paqësore. Përmes jush përcjell te cilindo shqiptar dhe besimtar se është e domosdoshme të korrigjojë vetveten në raport me familjen, në raport me shoqërinë, në raport me shtetin dhe në raport me misionin që e ka vetëzgjedhur me vullnet të lirë për të qenë besimtar i Islamit, apo i Krishtërimit apo pse jo, në disa raste edhe ateist.

Në Shqipëri janë ndërtuar shumë xhami. A janë ato të gjitha nën administrimin e Komunitetit Musliman? A dihet se çfarë predikohet në xhamitë e fshatrave të largët, për shembull?

Sigurisht. Pas viteve 90 në Shqipëri ka një ringritje të shpresës për besim dhe të ushqimit me besim si çdo shoqëri demokratike, si edhe në SHBA. Komuniteti Musliman i Shqipërisë përmes 35 myftinive në të gjithë vendin po përpiqet, duke marrë parasysh edhe vetë tranzicionin që po kalojmë si shoqëri, që të ketë në mirëmenaxhim, në administrim dhe në përcjelljen e mesazhit hyjnor të paqes nëpër të gjithë këto objekte kulti, xhami në fshatra dhe në qytete. Po punojmë të ketë një mirëmenaxhim që synon uljen me këmbë në tokë në përcjelljen e këtij mesazhi në raport me vetë myslimanët dhe në raport me gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke marrë parasysh kornizën ligjore, kornizën fetare dhe kornizën shoqërore.

Zoti Gurra, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu, që luftoi kundër pushtuesve otomanë. Këtë meritë ia njohin edhe vendet europiane. Si shpjegohet që ka përpjekje për denigrimin e figurës së tij? A mendoni se ka një axhendë prapa kësaj?

Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia përmes jush, duke ju falenderuar për pyetjen, të përcjell edhe një herë fuqishëm dhe të nënvizoj se muslimanët dhe gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare, duke filluar nga Teuta e epokës ilire, apo Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo tek i pari kryetar i shtetit shqiptar Ismail bej Vlora Qemali, kryetari i parë i Senatit, i cili ka qenë njëherësh edhe kryemyftiu i Shqipërisë 1912-1929, Veli Dibra, apo Atë Fan Noli, i cili ka drejtuar shtetin shqiptar, apo Dom Nikollë Kaçorri, të cilët janë shprehi e gjallë e asaj çka ne besojmë dhe ushqejmë se këto figura janë ylli polar për çdo qytetar të Shqipërisë, janë figura përbashkuese dhe shprehje e unitetit tonë vëllazëror, sa kombëtar aq edhe fetar.

Cilat janë këto rryma atëherë, që përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut?

Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe.

Tags: duandukefigurëngoditurqarqeshqiptaretSkenderbeuttë caktuaratë përçajnëYlli Gurra

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Francë Liga1/ Shembet stadiumi, lëndohen dhjetëra tifozë (Video)

Francë Liga1/ Shembet stadiumi, lëndohen dhjetëra tifozë (Video)

Rigerta përloti shqiptarët, ndërsa Peleshi nuk humb shansin për foto dhe pak politikë

Rigerta përloti shqiptarët, ndërsa Peleshi nuk humb shansin për foto dhe pak politikë

Wilder: “Joshua duhet të fitojë në Amerikë, e mirëpres”

Wilder: "Joshua duhet të fitojë në Amerikë, e mirëpres"

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Bota

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

by mirseda
22:48 | 07/08/2025
0

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një...

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025
Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com