Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot pak orë pas mesnate në qytetin e Shkodrës.
Lënda plasëse ishte vënë në derën e një dyqani këpucësh rreth orës 02:00, në lagjen “5 heronjtë”.
Dyqani ndodhet në katin e parë të një ndërtesë 3-katëshe, në emër të shtetasit Abdyl Dërguti.
Nga hetimet e para nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.