Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Irak, qeveria kërcënon kurdët me sanksione

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Irak, qeveria kërcënon kurdët me sanksione

Kurdët në Veri të Irakut u shprehën me shumicë në referendum për pavarësinë. Në referendumin e diskutueshëm 92.3% e zgjedhësve votuan për shkëputjen nga Iraku, deklaroi komisioni kurd i zgjedhjeve të mërkurën në Erbil.

Që votuesit do të shpreheshin me shumicë për shkëputjen nga Iraku, kjo pritej. As rezultati zyrtar, që komunikoi të mërkurën (27.09) komisioni i zgjedhjeve në Erbil, nuk befasoi askënd. “Gjithsej 72,16 për qind e zgjedhësve kanë votuar. Me po kanë votuar 92.73 e tyre dhe me jo 7.27 për qind.” Referendumi nuk detyron askënd dhe as nuk është i barazvlefshëm me shpalljen e pavarësisë.

Presidenti kurd Masoud Barzani nuk priti rezultatin përfundimtar zyrtar të votimit. Në një fjalim në televizion qysh të martën ai shpalli fitoren: “Popull i madh i Kurdistanit, ti nuk i ke lejuar askujt, që të thyejë vullnetin tënd, kur ke votuar për pavarësinë – dhe ke votuar me jo për një masakër të mëtejshme dhe një sulm të ri kimik. Ne kemi nisur një fazë të re, dhe kjo është një fitore për të gjithë Kurdistanin.”

Barzani shpreson, që rezultati i votimit do ta forcojë atë dhe do t’i japë atij një mandat të qartë për bisedime me qeverinë qendrore të Irakut. Qëllimi i Barzanit është një marrëveshje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit. “Në vend të kërcënimeve dhe sanskioneve tani duhet të ketë një fillim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë.”

Por qeveria e Irakut nuk do t’ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Haider al-Abadi e hedh poshtë kategorikisht ndarjen e Veriut të banuar me shumicë kurde. Me sa duket Abadi tani është i vendosur që t’i sprapsë liritë, që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. “Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit në Erbil dhe Sulaimaniya nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të suspendojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare në këto aeroporte. Kabineti i ka dhënë kohë deri të premten në orën 18:00 Kurdistanit që ta verë në jetë këtë vendim. Në rast të kundërt të gjitha fluturimet ndërkombëtare do të suspendohen.”

Kjo i prek rëndë kurdët. Ata ndonëse i menaxhojnë vet këto dy aeroporte, janë të varur për koordinimin e fluturimeve nga Bagdadi. Madje Abadi shkon edhe më tej me deklarimet e tij: “Të gjitha kalimet tokësore, që lidhin rajonin e Kurdistanit me vendet fqinjë, duhet të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore.”

Udhëheqja kurde e ka hedhur poshtë menjëherë këtë vendim. Por sidoqoftë shoqëritë e para ajrore kanë deklaruar tashmë anullimin e fluturimeve të tyre për të premten e ardhshme, shkruan DW.

Edhe parlamenti i Irakut i ka ashpërsuar tensionet sërish. Ai i bëri thirrje kryeministrit, që të dërgojë ushtrinë mes Erbilit dhe Bagdadit në territoret e diskutueshme në Veri të Irakut, si në Kirkuk, ku ndodhen fushat më të mëdha të naftës.

Tags: irakkercenonKurdetQeveriasanksione

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
Raporti/Investimet e huaja peng i korrupsionit dhe deformimit të pronës

Raporti/Investimet e huaja peng i korrupsionit dhe deformimit të pronës

Demarkacioni/ Albin Kurti përplaset me Ramën: S’kemi tokë për të falur!

Demarkacioni/ Albin Kurti përplaset me Ramën: S'kemi tokë për të falur!

Pas marrjes së licencave,  165 psikologë mund të ushtrojnë individualisht profesionin

Pas marrjes së licencave, 165 psikologë mund të ushtrojnë individualisht profesionin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com