Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Partitë politike kanë drejtimin e tyre, shpërfillin interesat e të rinjve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Partitë politike kanë drejtimin e tyre, shpërfillin interesat e të rinjve

Të rinjtë në Maqedoni thonë se partitë politike nuk po i përfillin kërkesat e tyre në fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.

Ndërkohë që përfaqësuesit e partive politike, që garojnë në zgjedhjet vendore, thonë se gjatë ditëve në vijim do të shpalosin ofertat konkrete për të ardhmen e të rinjve.

Megjithëse, shprehin pakënaqësi me trajtimin e kërkesave të tyre, shumë të rinj përgëzojnë partitë politike që në listat për këshilltarë komunalë kanë lënë hapësirë për të rinjtë të cilët janë dëshmuar me profesione të caktuara.

Sidoqoftë, shumë të rinj thonë se kandidatët që garojnë në zgjedhje për të parin e komunës, në vend se në fokus në kenë politika të mëdha, siç është integrimi, ata duhet të fokusohen në krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë në vendbanimet ku jetojnë si dhe kërkojnë oferta konkrete që do t’u mundësonte një jetë dinjitoze, të pavarur nga prindërit duke pas një punë të përhershme.

“Mund të them se rinia nuk disponon as me kushtet elementare për t’u zhvilluar. Po filloj nga komuna unë në të cilën jetoj (Çairi i Shkupit) ku mungon një qendër rinore dhe ku çdo i ri i cili ka ndonjë iniciativë konkrete në mungesë të kësaj qendre duhet të drejtohet në ndonjë fondacion ose me forca të tjera ashtu siç di, ta realizojë atë ide, do ë thotë nuk ka një derë të caktua ku ne do të mund të grumbullohemi dhe të realizojmë ato ide”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arlinda Baftiu aktiviste për të drejtat e të rinjve.

“Gjithashtu edhe mungesa e një librarie të mirëfilltë është problem relevant sepse iniciativat individuale private si të tilla nuk mund tu shërbejnë plotësisht nevojave tona. Këto janë vetëm një pjesë e kërkesave tona”, thekson ajo.

Ndërkaq, Majlinda Çilafi studente në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkupit thotë se kandidatët që garojnë në këto zgjedhje duhet të fokusohen në projekte konkrete për të rinjtë.

“Një nga prioritet kryesore që duhet të kenë partitë politike në Maqedoni duhet të jenë kërkesat e të rinjve. Ka mungesa të shumta sa i përket rekreacionit të të rinjve. Mungojnë iniciativat për të stimuluar të rinjtë që të shfrytëzojnë potencialin e tyre”.

“Me sa duket edhe në këtë fushatë zgjedhore të rinjtë janë lënë pas dore nga ana e politikëbërësve”, thotë Çilafi.

Përderisa Ylber Gashi, kryetar i Unionit të nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoni, një pjesë e maturantëve të cilët për herë të parë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës, thotë se drejtuesit e komunave duhet të angazhohen që të krijojnë kushte të barabarta për të gjithë të rinjtë pavarësisht se jetojnë në komunat me shumicë shqiptare apo ata maqedonase.

“Po është e vërtetë se ekziston diskriminimi. Shkollat maqedonase ku ndjekin mësimin të rinjtë maqedonas kanë më shumë kushte, përderisa tek shkollat me mësim në gjuhën shqipe mungojnë gjërat elementare në dëm të nxënies së mësimdhënës”, thotë Gashi.

Ndryshe, Musa Lamallari nga diaspora shqiptare e Maqedonisë thotë se mungesa e platformave konkrete të partive politike, me theks atyre shqiptare për t’u kushtuar një vëmendje të merituar të ardhmes së të rinjve, ka bërë që ata të shkëlqejnë me suksese jashtë Maqedonisë.

“Për momentin unë nuk shoh se të rinjtë kanë qasje për të vepruar si faktor i rëndësishëm në kuadër të partive politike”.

“Nuk ka një program të qartë që do t’u ofrohej të rinjve shqiptarë. Për këtë problem partitë politike duhet të ulen të gjitha së bashku dhe të bisedojnë se si tu jepet më shumë hapësirë të rinjve”, thotë Llamallari.

Përfaqësuesit e organizatave për të rinjtë thonë se një nga problemet kryesore që i detyron të rinjtë të largohen nga Maqedonia është se partitë politike i kanë robëruar institucionet dhe të rinjtë i trajtojnë si makineri votuese dhe jo si potencial i rëndësishëm që vë në lëvizje proceset në shoqëri.

Tags: drejtimine të rinjvee tyreinteresatkanëpartitepolitikeshpërfillin

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ronaldo nuk fal në Gjermani

Ronaldo nuk fal në Gjermani

Basha “ i shkel syrin” Ramës: Ndaje mendjen o me bandat ose me drejtësinë

Basha “ i shkel syrin” Ramës: Ndaje mendjen o me bandat ose me drejtësinë

Manchester, 100 milion për Griezmann

Manchester, 100 milion për Griezmann







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com