Policia ka sekuestruar 0.5 kg kokainë, me vlerë 50.000 euro në Durrës. Sekuestrimi i drogës së fortë u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit “Segmenti”, ku u arrestuan tre persona, mes tyre një femër.
Në pranga kanë rënë shtetasit Laurian Malko, 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak dhe Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, të cilën shtetasja Mirvete Tupi ia jepte shtetasit Laurian Malko, dhe ky i fundit e shiste.
Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali i’a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky I fundit e shiste.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar, atyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher; vlera monetare në lekë dhe Euro si dhe 4 aparatë telefoni celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;
- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.