Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

VIDEO/ Shqiptari i infektuar me HIV: Lufta me sëmundjen dhe plani për fëmijë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
VIDEO/ Shqiptari i infektuar me HIV: Lufta me sëmundjen dhe plani për fëmijë

Klodiani ishte 22 vjeç kur u përball me dramën më të rëndë të jetës së tij, faktin që ishte infektuar me virusin HIV. Prej tre vitesh bashkëjeton me këtë sëmundje për të cilën informacion të vetëm kishte vdekjen e sigurt.

“U gjenda përpara atij zarfit që laborantja ma dha dhe unë e kuptova faktikisht nga mimika e saj. Ishte një traumë që pësova, ishin netë pa gjumë, ka qenë një periudhë e gjatë dhe e dhimbshme për mua”.

Çdo gjë në lidhje me sëmundjen 25-vjeçari e mban në fshehtësi, përfshi dhe prindërit.

“Nuk e kam pasur të nevojshme që t’u tregoja për të mos i shqetësuar më tepër”.

Në rrëfimin e tij për Klan Plus, Klodiani tregon se frika e tij më e madhe, pasi mësoi se ishte i infektuar, ishte se mos kishte infektuar të fejuarën.

“Ne ishim prej dy viteve bashkë deri në atë moment edhe kisha shumë frikë. E pata dhe shumë problem sepse pasi e pranova veten deri diku, gjithë shqetësimi kaloi mbi shëndetin e saj. Por fatmirësisht ajo është negative. Mbaj mend kur u nisa për Tiranë sepse donte të isha i shtruar tek Infektivi në Tiranë, ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime kur u largova nga Shkodra. Mendova sikur s’do kthehem më këtu. Shikoja të fejuarën dhe mbaj mend atë ditë kur pimë një kafe dhe thashë ndoshta do të jetë kafja jonë e fundit”.

Të jesh HIV pozitiv, nuk të pengon që të bëhesh prind dhe të lindësh fëmijë të shëndosh. Klodiani dhe e fejuara e tij tashmë janë duke planifikuar që të bëhen prindër.

“Ne pas kësaj bëmë celebrimin e fejesës dhe vendosëm të ishim bashkë. Patjetër që në të ardhmen do të jemi me fëmijë. Sot mjekësia bën të mundur që nga dy prindër pozitiv mund të lindin fëmijë negativ”.

Ai tregon mangësitë e shërbimit shëndetësor në Shkodër por edhe në Tiranë ku ai është i detyruar që të paraqitet çdo dy muaj për të marrë ilaçet.

“Pavarësisht planit kombëtar që thuhet që do të krijojë mbështetje, unë nuk jam përballur me asnjë nga këto mbështetjet, as informacion. Thjesht e përballa krejt i vetëm, pa mbështetjen e askujt”.

Klodjani është njëri prej 984 personave të infektuar me HIV-AIDS në Shqipëri. Sipas specialistëve kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi të infektuarit shpesh herë identifikohen kur janë në stad të avancuar./ Klan Plus

Tags: HIVi infektuarluftaplani per femijeshqiptari

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Skandali në Pezë, Shkëlzen Berisha: Me foton e diktatorit s’po merrem se…

Skandali në Pezë, Shkëlzen Berisha: Me foton e diktatorit s'po merrem se...

Ministri i mbrojtjes së Bullgarisë mbërrin nesër në Maqedoni

Ministri i mbrojtjes së Bullgarisë mbërrin nesër në Maqedoni

Veliaj: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë

Veliaj: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com