Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Homazhet për Azem Hajdarin/ Emocionohet e bija, jep një mesazh. Çfarë thanë Basha dhe Berisha

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Homazhet për Azem Hajdarin/ Emocionohet e bija, jep një mesazh. Çfarë thanë Basha dhe Berisha

Në orën 11:00, Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit, duke e përkujtuar këtë të fundit, 19 vjet pas vrasjes.

Gjatë homazheve, ka folur kreu i PD-së Basha, Sali Berisha dhe vajza e Azemit, Rudina Hajdari, tashme deputete e PD-së.

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Azem Hajdari është frymëzim për PD-në që të ngrihet dhe të vazhdojë betejën për një Shqipëri më të mirë.

“Sot për ne është një ditë që ne kujtojmë me dhimbje të madhe aktin barbar të kryer nga regjimi, ekzekutimin para selisë të PD-së të tribunit të lirsë, Azem Hajdarit, njeriut që ka bërë si individ më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Ishte gjoksi i tij që ngrihej në 8 dhjetor në rrugët e Tiranës përballë barrikadave, autoblindave, batalioneve të policisë, ushtrisë që solli çeljen e dyerve bashkë me studentë të tjerë të lirisë për shqiptarët. Por, Azem Hajdari nuk është vetëm një lider i historisë, Azem Hajdari është një burim i madh frymëzimi për çdo shqiptar, për çdo të ri, për çdo të re. Frymëzimi i tij është të qëndrojmë të pamposhtur, është të ngrihemi dhe të vazhdojmë betejën. Dhe sot më të vendosur se kurrë për idealet për të cilat ai dha jetën e tij.

Dhe njëherë thirrja ime, le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur idealet për të cilat ai ra. Kam besim se ne do t’ia dalim, i përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë së shqiptarëve”, përfundoi Berisha.

Edhe Rudina Hajdari, vajza e liderit historik ka folur para të pranishmëve. E emocionuar, Hajdari  tha se tashmë ajo është deputete e PD-së, dhe kjo me siguri që ka qenë një nga dëshirat e të atit.

Ajo dha edhe një mesazh për PD-në, teksa bëri thirrje për t’u bashkuar dhe për ta çuar Shqipërinë përpara:

“Megjithëse kanë kaluar 19 vjet, ne jemi akoma më të bashkuar që të çojmë PD-në përpara. Më falni sepse siç e shikoni unë jam e emocionuar. Unë sot do flas si deputete e PD-së, kjo ishte një koincidencë, por besoj se është edhe dëshira e atij , ju siguroj se do jem një zë i fortë i opozitës shqiptare, do mbroj interesat e kombit tonë, prandaj të bashkohemi sot. Le të jetë kujtim i itij shtysë për t’u bashkuar dhe për ta çuar Shqipërinë përpara.”

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Partia Demorkatike do të luftojë krimin dhe drogën, duke nderuar çdo ditë liderin historik.

“Jemi mbledhur sot për të përkujtuar të paharrueshmin Azem Hajdarin. Vij këtu jo thjesht për të nderuar e për të ndarë së bashku dramën e 12 shtatorit, por vij për të nderuar mirënjohjen ndaj Azem Hajdarit, luftën pa kompromis ndaj krimit dhe drogës në pushtet.

Mirënjohja dhe sensi i kurajës do të na bashkojë përjetë edhe atëherë kur beteja si kjo na presin përpara. Vij këtu, për të zotuar se kurrë më nuk do pranojmë një diktature të re, të krimit dhe të drogës. Liria dhe demokracia janë vlerat tona. Duke luftuar ndërojme përditë Azem Hajdarin, i paharruar qoftë kujtimi i tij,” tha Basha./ Tirana Today

Tags: Azem HajdaribashaBerishae bijaemocionohetmesazhi

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri
Aktualitet

Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri

16:46 | 27/09/2025
Next Post
Keni në plan të zgjeroni familjen tuaj? Si të kuptoni nëse është koha e duhur

Keni në plan të zgjeroni familjen tuaj? Si të kuptoni nëse është koha e duhur

Analiza/Ja pse është shtuar dhuna në familje

Analiza/Ja pse është shtuar dhuna në familje

Nga e kaluara e përbashkët tek skepticizmi i sotëm

Nga e kaluara e përbashkët tek skepticizmi i sotëm

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com