Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Sot miratohet qeveria e re e Kosovës, kryeministri Haradinaj po mendon për emrat

8 vjet ago
in Të Gjitha
Sot miratohet qeveria e re e Kosovës, kryeministri Haradinaj po mendon për emrat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë e ka mandatuar zyrtarisht Ramush Haradinajn për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila pritet që të votohet ditën e sotme në parlamentin e Kosovës.

Ramush Haradinaj, po diskuton me partnerët e koalicionit për emrat e ministrave që do te ketë në kabinetin qeveritar.  Lista që ai do ta publikojë të shtunën pritet të ketë një numër të madh ministrish, për një vend të vogël siç është Kosova me 1.8 milion banorë. Haradinaj, tha se “para kuvendit do ta prezantojë në vija të trasha edhe programin qeveritar dhe synimet qeverisëse”.

Ende nuk është zyrtare lista e kabinetit qeveritar Haradinaj, por, mediet shkruajnë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si partia më e madhe në koalicionin qeverisës, do të ketë gjashtë ministri dhe një zëvendëskryeministër. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë dy ministri. Nisma për Kosovën do të ketë tri ministri dhe një zëvendëskryeministër.

Aleanca për Kosovën e Re nën Behxhet Pacollin (AKR) do të ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri. Lista ‘Srpska’ do të ketë tri ministri dhe një zëvendëskryeministër. Komunitetet jo-serbe do t’i kenë dy ministri. Ndërsa Lista Rugova do t’i ketë dy poste, një zëvendëskryeministër dhe një ministri. Qeveria e Kosovës gjithsej do të ketë 21 dikastere qeveritare, dy më shumë sesa qeveria e kaluar.

Ky koalicion i gjerë, por me vetëm 62 vota në kuvend, nga 120 deputet sa i ka parlamenti i Kosovës, është kritikuar ashpër nga lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që ka 32 deputet në kuvendin e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që ka 26 deputet. Deputeti i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, në një shkrim të tij, thotë se “Serbia me partinë e saj në Kosovë ‘Lista Srpska’ tashmë po bëhet aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë.”

“Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë. Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po merret peng. Pra, jo vetëm nga Kadri Veseli, por dyfish nga Serbia. Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionere vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë. Nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret”, ka shkruar Albin Kurti.

Edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, koalicionin PAN-AKR dhe pakicat e kanë quajtur si koalicion të “tregtarëve e pazarxhinjve”, që sipas tij, nuk do të jetë në të mirën e vendit. “Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it do të kenë zyrat në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në parlament dhe në qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar”, shkruan në profilin e tij Isa Mustafa.

Përfaqësuesit e listës ‘Srpska’, pasi votuan pro kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, thanë se ata do të konsultohen në Beograd me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me mbështetjen e tyre për tashmë të nominuarin për kryeministër të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj thanë, se “nuk bëhet fjalë për kushte e kushtëzime”, sepse edhe Lista Serbe sipas tyre është pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës”.

Koalicioni i ri që do ta formojë qeverinë e Kosovës përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) si dhe pakicat përfshirë edhe serbët.

Tags: emratharadinajkryeministrimiratohetQeveria

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Thatësira ul rezervat ujore, më pak energji

Energjia sërish nën reformë, synohet lidhja me tregjet fqinje

Po e transferonin nga Puka në Shkodër, 20-vjeçari shpëton nga duart policisë

Po e transferonin nga Puka në Shkodër, 20-vjeçari shpëton nga duart policisë

Faktet e panjohura mbi psikologjinë e njeriut

Faktet e panjohura mbi psikologjinë e njeriut







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com