Tashmë kemi lënë pas gushtin, por duket se do të përballemi sërish me një rritje të temperaturave.
Të gjithë ju që nuk e keni shfrytëzuar verën sic duhet, mund ta shijoni plazhin edhe në shtator.
Kjo pasi në mesin e javës së ardhshme, temperaturat do të arrijnë 34-35 gradë
Ndërkohë, sot moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Sipas Meteoalb, edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore, duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre në të dy vlerat ekstremale të ditës, ndërsa era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.