Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Maqedoni-Shqipëri, derbi ballkanas përfundon në paqe 1-1

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Maqedoni-Shqipëri, derbi ballkanas përfundon në paqe 1-1

Ka përfunduar në paqe ndeshja  midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kombëtarja Shqiptare ka luajtur  një transfertë tepër të vështirë ndaj Maqedonisë. 

Pas  “52  minutash në “Ferr”, kuqezinjtë  kanë shënuar me anë  të Odise Roshit duke çliruar rezultatin e ndeshjes. 

Pas një  kundërsulmi nga  krahët , Sadiku ka  krosuar  dhe  me mjeshtëri e ka dërguar me kokë  topin në rrjetë.

Maqedonia  ka  barazuar  me anë  të  një  11 metërshi në minutën e ‘78.

Lojtari i cili i dha  golin Kombëtares kuqezi,  Odise Roshi, ka prekur një  top me dorë dhe Trajkovski ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja, e cila është e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018” po zhvillohet në stadiumin e Strumicës.

 

Minuat Pas Minute

77’ Penallti e dyshimtë për Maqedoninë. Pas një harkimi në zonë, Hysaj largon por topi preket me dorë nga Roshi. Erikson bën shenjë nga pika e bardhë.

75’ Dy goditje radhazi të Alioskit që largohen nga Berisha.

67′ E tepron Roshi me një ndërhyrje të panevojshme ndaj kundërshtarit dhe merr kartonin e verdhë që e mban edhe atë larg ndeshjes me Spanjën.

61’ Bardhi mundohet të zgjidhë gjithçka vetë me goditjen e radhës nga jashtë zonës, pa gjetur kuadratin e Berishës.

58’ Sadiku humb mundësinë e golit të dytë. Memushaj nga e majta i jep një pasim perfekt sulmuesit i cili në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë.

56’ Goditje dënimi e Memushajt, direkt në portën e Dimitreskit, i cili largon topin në goditje këndi. 

53’ Odise Roshi. 0-1. Shqipëria në avantazh.

47’ Ajeti largon harkimin e radhës drejt zonës së kuqezinjve, duke kaluar topin në fundore.

46’ Rifillon ndeshja me dy zëvendësime te Shqipëria. Basha dhe Memushaj zënë vendin në fushë të Llullakut dhe  Kukelit.

45′ Mbyllet pa asnjë minutë shtesë pjesa e parë. 

43’ Kombinime Roshi-Hysaj-Hyka në të djathtë, por askush nuk arrin të harkojë në zonën e Maqedonisë.

43’ Kombinime Roshi-Hysaj-Hyka në të djathtë, por askush nuk arrin të harkojë në zonën e Maqedonisë.

42′ E verdhë edhe për Kukelin, edhe ai do të mungojë ndaj Spanjës.

38’ Ajeti tregohet i vëmendshëm përsëri duke larguar një top interesant nga mesfusha e Maqedonisë për Pandev.

37′ Mavraj ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Spanjës pasi shkeli Nestorovskin.

32’ Hyka dhe Llullaku janë të vetmit që mundohen të krijojnë diçka për skuadrën e Panuçit, por mbrojtja kundërshtarë lexon mirë lëvizjet e tyre për të bllokuar çdo tentativë qenë hapat e parë. Pa ide dhe pa gjuajtje në portë Shqipëria, kur ka kaluar më shumë se një gjysmë ore lojë.

23’ Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.

21’ Një pasim mjaft interesant në qendër për Llullakun nuk shfrytëzohet nga numri 11 i kuqezinjve i cili vonohet dhe mbyllet nga mbrojtja kundërshtare pa arritur të gjuajë në portë.

17′ Loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën shqiptare, pasi kuqezinjtë dorëzojnë shpejt sferën, ndonëse mundohen të luajnë nga krahët.

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.

1’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.

2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

1’Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje gjatë nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit

 

Tags: ballkanasderbimaqedonipaqe 1-1perfundonshqiperi

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Aktualitet

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi
Aktualitet

Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi

16:57 | 05/01/2026
Next Post
Shkelen urdhrat e MAS, tekste shkollore pa pullë dhe pa kupon tatimor

Shkelen urdhrat e MAS, tekste shkollore pa pullë dhe pa kupon tatimor

Avullojnë paratë për kullat e vrojtimit; plazhet lanë pas 28 viktima

Avullojnë paratë për kullat e vrojtimit; plazhet lanë pas 28 viktima

KE: Vetëm 4 vende të BE-së nuk janë prekur nga vezët e infektuara

KE: Vetëm 4 vende të BE-së nuk janë prekur nga vezët e infektuara







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com