Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, njoftoi se është emëruar përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga embargoja e zbatuar ndaj Katarit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Agnes Rpmatet-Espagne, në një konferencë për mediat, tha se ish ambasadori i Francës në Rijad, Bertrand Besancenot, është emëruar për të realizuar bisedime në lidhje me procesin e ndërmjetësimit që do të zhvillohen për të zgjidhur problemin mes Katarit dhe disa fqinjëve të tij.
Romatet-Espagne, theksoi se ambasadori për një kohë të shkurtër do të shkoj në rajon dhe do të zhvillojë takime për të eliminuar tensionet mes palëve, shkruan (AA)
Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjipti, në fillim të muajit qershor kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin me arsye se mbështet Iranin dhe ekstremistët në rajon dhe filluan të zbatojnë embargo për këtë vend.
Franca kohëve të fundit ka realizuar shumë shitje ndaj Katarit në fushën e industrisë së mbrojtjes.