Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson kthimin e vizave nga disa vende të Bashkimit Evropian me Shqipërinë si rezultat i rritjes së numrit të azilkërkuesve. E gjitha kjo, sipas tij është pasojë e degradimit të standardeve të jetesës së shqiptarëve nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, e gjithë kjo është produkt i qeverisjes së kryeministrit Rama që ka ccuar në mjerim pjesën më të madhe të madhe të shqiptarëve, duke e detyruar ata që ta kërkojnë jetën jashtë vendit të tyre.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se rritja e numrit të azilkërkuesve përgjatë qeverisjes së kryeministrit Rama është qindrafishuar në krahasim me qeverisjen e tij.